Si do të ndikojë eklipsi i plotë diellor bazuar në shenjën tuaj të horoskopit?

Si do të ndikojë eklipsi i plotë diellor bazuar në shenjën tuaj të horoskopit?

Më 8 prill miliona njerëz në Amerikën e Veriut do të kenë mundësi të shohin se si dita do të kthehet në natë, ndërsa hëna do të bllokojë dritën e diellit.

Por edhe pse në disa vende nuk do të shikohet ky eklips do të ndikojë në astrologji. Prandaj këshillohet të jeni të kujdesshëm dhe të shmagni marrjen e vendimeve të rëndësishme, meqenëse retrogradi i Mërkurit përkon me eklipsin diellor.

Dashi

Mos jini shumë mbrojtës. Me eklipsin dhe Mërkurin retrograd që prek aktualisht Diellin tuaj, mund ta keni të vështirë të "artikuloni" "mendimet ose ndjenjat" tuaja. Medohuni mirë para se të thoni më shumë seç duhet.

Demi

Shfrytëzojeni këtë kohë për të reflektuar dhe shëruar. Eklipsi diellor është një mundësi e shkëlqyer për rritje dhe transformim ndërsa punoni për të rregulluar çështjet e zemrës tuaj. Përballja me fobitë mund të jetë frikësuese, por mbani mend se jeni mjaft të fortë për t'i luftuar ato. 

Binjakët

Eklipsi diellor aktivizon sferën shoqërore. Nëse e keni vënë në dyshim shoqërinë tuaj aktuale këshillohet që të lidheni me njerëz nga e kaluara juaj dhe ndërtoni një lidhje të re veçanërisht me ata kanë treguar kujdes dhe mbështetje ndaj jush.

Gaforrja

Mos lejoni që jeta juaj kaotike e punës të të pengojë, Gaforre. Në vend të kësaj, përqendrohuni! Puna juaj e palodhur mund të sjell shpërblime të mëdha.

Luani

Eklipsi diellor është një kohë e shkëlqyer për t'u përqendruar në shëndetin tuaj mendor dhe për të zbuluar mënyra të reja për t'u shplodhur.

Virgjëresha

Shenja e Virgjëreshës do të jetë  më e fortë se kurrë gjatë kësaj kohe dhe mendja juaj ka aftësi për t'i kuptuar gjërat nga një këndvështrim tjetër.  Ju do të jeni në gjendje të arrini në fund të çështjeve, nëse do të ndaloni duke analizuar së tepërmi gjërat. 

Peshorja

Besoni në veten tuaj, Peshore! Nëse jeni duke hyrë në një bashkëpunim ose partneritet të ri gjatë kësaj kohe, i besoni intuitës suaj .

Akrepi

Mund të ndiheni të mbingarkuar gjatë kësaj kohe. Për të luftuar stresin, merrni një pushim për tu qetësuar dhe pse jo për të shijuar një udhëtim.

Shigjetari

Romanca është në horizont. Nëse po planifikoni një takim për mbrëmjen e eklipsit dhe shfaqen disa çështje të papritura ose shoqëruesi juaj vonohet, përpiquni të gjeni humorin në vend që të mërziteni. Më e rëndësishmja, merrni këtë kohë për të relaksuar dhe argëtuar me të dashurit tuaj.

Bricjapi

Bricjapët mund të kenë disa probleme me ekuilibrin e tyre punë-jetë. Mund t'ju duhet të kujdeseni për një çështje personale në shtëpi, gjë që do t'ju kërkojë t'i kushtoni më shumë kohë familjes sesa punës.

Ujori

Ujor duhet të kini parasysh kufijtë e njerëzve të tjerë gjatë kësaj kohe. Shmangni debatet dhe ndërveproni në mënyrë paqësore me njerëzit e rrethit tuaj shoqëror.

Peshqit

Kjo periudhë mund të sigurojë të ardhura të konsiderueshme për ju, por mos shpenzoni tepër. Lini mënjanë një pjesë të parave që merrni në llogarinë tuaj të kursimeve, në mënyrë që të mos jeni vazhdimisht në ankth.

 

 

Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)