Moderatorja shqiptare Jona Spahiu ka bërë një postim në rrjetet sociale duke u dhënë mbështetjen e saj, studentëve të cilët po protestojnë për kushtet më të mira në konvikte dhe për përgjysmimin e tarifave shkollore në universitetet publike.
Jona ka publikuar një foto ku shihet një turmë studentësh me parulla në duar dhe krahas saj shkruan: “Si një qytetare e këtij vendi, si një studente e dalë nga Fakultetet Monopol, si e bija e një njeriu që kaloi 24 vitet e jetës së tij në burgjet komuniste në kërkim të së drejtës, kjo është gjëja më shpresëdhënëse që më kanë zënë sytë.”
Status i bërë nga Jona Spahiu
Pikërisht me këtë status moderatorja, e cila është bërë nënë e një djali së fudnmi ka zbuluar një dramë familjare, babai i saj paska kaluar një pjesë të mirë të jetës në burg.
Studentët sot janë në ditën e katërt të protestës së tyre para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Pas plotësimit të kërkesës së parë, që ishte heqja e tarifës për lëndët e mbartura, ata i kanë dërguar ministres një letër me tetë pika të tjera. Ndërkohë që sot është protestuar për rreth dy orë edhe nga studentët në Korçë, Shkodër, Vlorë, Elbasan dhe Durrës .