Në deklaratën që ka dhënë sot për mediat, Vjollca Telo, gruaja e Përparim Ademit ka treguar se vrasjen e rëndë e ka mësuar pasi kishte telefonuar djalin e Zhaneta Metanit.
"Unë e di se burri im e bëri vrasjen. Unë nuk e shtyva burrin. Unë kam jetuar me ata, edhe kam fjetur me ta. E njoh Bashkimin, vëllanë e tyre, para disa ditësh me solli perdet. Ngjarjen e mora vesh pasi kam marrë çunin e Zhanit në telefon. Nuk e mendoja kurrë se do të bënte. Asnjëherë nuk kanë pasur zënka. Unë kam tre fëmijë.
![]()
Do të largohem patjetër. Jeta mbyllur brenda nuk bëhet. Tre çuna me maska kanë ndaluar rrugës vajzën, që është shurdhmemece. Burri im e bëri, le të marrë dënimin si duhet. Mua më vjen keq edhe për ato të dyja, kam jetuar 30 vite me to", tha ndër të tjera Vjollca Telo.
Lajmi kryesor:
'Ka shitur 10 fëmijë që i kishte me to'/Alarm edhe në mediat greke: Vrasja që 'zbuloi' tregtinë e foshnjave në Selanik! Përparim Ademi nën akuzë dhe për trafik
