7 marsi, dita e mësuesit përkujtohet prej 58 vjetësh. Për të gjitha ata që duan të dinë si është caktuar kjo ditë, më poshtë do gjeni vendimin e Presidiumit të Kuvendit Popullor. Çuditërisht nuk ka dalë dekret në atë kohë, por vetëm një vendim i organit në fjalë, duke mos e kaluar aktin në Kuvendin Popullor për votim. Në vendim theksohet rëndësia e edukimit të "shoqërisë socialiste".

***

Vendim nr.113, datë 3.3.1960 “Mbi caktimin e datës 7 mars si dita e mësuesit”

Me qëllim që të ngrihen gjithnjë më lart traditat e popullit tonë duke çmuar rolin e madh të punonjësve të arsimit dhe edukimit të brezit të ri dhe në zhvillimin e gjithanshëm arsimor dhe kultural të shoqërisë sonë socialiste; duke marrë parasysh se data 7 mars 1887, ditë e çeljes se shkollës se parë shqipe, shënon një fakt historik me rëndësi e kulturale të vendit tonë; me qëllim që të përkujtohet data 7 mars 1887,

Presidiumi i Kuvendit Popullor, me propozim e qeverisë:

Vendosi:

-Caktohet data 7 Mars si dita e mësuesit.

-Ky vendim hyn ne fuqi menjëherë.

Për Presidiumin e Kuvendit Popullor të Republikës Popullore të Shqipërisë

Kryetari: Haxhi Lleshi

Sekretari: Sami Baholli

d,b/shqiptarja.com