Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me anë të një statusi në Twitter ka reaguar mbi statusin e kryeministrit Edi Rama, i cili e quajti 'Shqiponjën' vulgaritet dhe simbol kazinoje.
Në statusin e tij, Basha shkruan se Rama po shkatërron Shqiponjën e 100 Vjetorit të Pavarësisë për miliona euro që i jep një kompanie fantazëm dhe nën sekuestro.
Kur zgjedh për simbol hashashin, Shqiponja Kombëtare të duket vulgaritet. Për Ramën çfarë nuk sjell pará në xhepat e tij dhe oligarkëve është pa vlerë, ndaj shkatërron Shqiponjën e 100 Vjetorit të Pavarësisë, për miliona euro që i jep një kompanie fantazëm dhe nën sekuestro.
Lulzim Basha, kreu i PD-së
Më herët, kryeministri Rama reagoi mbi lajmin e heqjes së 'Shqiponjës' nga sheshi me po të njëjtin emër në kuadër të projetit të Unazës së Madhe. Në reagimin e tij, Rama e quajti simbolin e vendosur në hyrje të qytetit të Tiranës një vulgaritet, që tregonte mesin e një skenografie që sipas tij e kishte hyrjen e ngjashme me atë të një kazinoje.
Lajmi kryesor: