TIRANE- Në datën 14 gusht të vitit 2013, ish-kryeministri Sali Berisha firmosi vendimin për të kaluar Partinë Demokratike në selinë e re të saj tek Ish-shtëpia Qendrore e Ushtrisë Popullore. Ky vendim i marrë në atë kohë nga kabineti qeveritar i Berishës solli edhe një debat të fortë ndërmjet opozitës së atëhershme socialiste e cila kishte dalë fituese nga zgjedhjet e 23 qershorit dhe qeverisë Berisha. Sipas Partisë Socialiste, vendimi i marrë nga Berisha ishte në shkelje të plotë të ligjit pasi ishte marrë në një kohë kur për një muaj do të bëhej rotacioni politik në Kuvendin e Shqipërisë. Krahas kësaj për kalimin e pronësisë së SHQUP tek PD-ja hyri në valle edhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani. Ligji parashikonte se në rast kalimi pronësie të godinave ushtarake, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm duhet të firmoste këtë vendim.

Por kjo gjë nuk u bë pasi ish-shefi i shtabit të përgjithshëm, Xhemal Gjunkshi nuk kishte pranuar që të firmoste dokumentet që vendimi i Berishës të ligjërohej dhe këtë gjë e beri presidenti Bujar Nishani. Argumentimi i bërë në atë kohë nga Berisha ishte se Presidenti i Republikës mban edhe postin e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, pra ishte një gradë më lartë se Xhemal Gjunkshi dhe për rrjedhojë, firma e Nishanit ishte ekuivalente me atë të Shefit të Shtabit. Kësisoj, me një nxitim shumë të madhë, Partia Demokratike filloi zhvendosjen e saj drejtë selisë së re. Në atë kohë, Ministria e sotme e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, deklaroi se vendimi do të hidhej poshtë me betimin e qeverisë Rama, por kjo gjë nuk ndodhi dhe Ish-shtëpia Qendrore e Ushtrisë Popullore u konvertua në selinë e re të Partisë Demokratike.

Por edhe pse PD-ja u transferua tek selia e re përpara se të betohej qeveria Rama, ajo vijoj duke mbajtur nën pronësi të saj godinën e vjetër ku ishte vendosur më parë PD-ja. Në atë kohë u përdor argumenti se ishte duke u bërë transferimi i materialeve. Por për ditën e sotme, kur kanë kaluar rreth 5 muaj nga ky vendim i ish-kryeministrit Berisha, selia e vjetër e Partisë Demokratike vijon sërish që të jetë nënfunksionin e partisë, pavarësisht se për atë ekziston një vendim qeverie i cili nuk e lejon këtë gjë.


Shkrimi u publikua sot (12.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)