'S'i kam bërë llogaritë për mbijetesën', Bledi Shkëmbi: Tirana e ka të vështirë kundër Bylisit

'S'i kam bërë llogaritë për mbijetesën', Bledi Shkëmbi: Tirana e ka të vështirë kundër Bylisit

Bledi Shkëmbi duke udhëzuar një lojtar të Tiranës

Tirana dhe Bylisi luajnë këtë të mërkurë në orën 18:00 në "Arenën Kombëtare" për raundin e 31-të në Superligë. Gjashtë javë nga fundi i sezonit të rregullt të dyja skuadrat janë në ''vallen e mbijetesës".

Për mediet trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi tha se kundër ballshiotëve të tijtë do e kenë të vështirë, ndërsa ende nuk i ka bërë llogaritë e mbijtesës.

"Pushimet e Kombëtares - Në fakt, kishim nevojë për pjesën fizike, për të rikuperuar, e gjithë skuadra. Disa lojtarë të veçantë, që vinin nga dëmtime dhe mendoj se na bëri mirë.

Bylisi - Do mundohemi të bëjmë paraqitje të mirë, duhet të bëjmë shumë mirë. Luajmë me një kundërshtar që është rivali ynë direkt. Do jetë e vështirë, është ndeshje e rëndësishme si ka ardhur kampionati.

Jemi në moment delikat ku nuk ka shumë javë dhe nuk mund të rikuperosh, nëse gabon me rivalë direkt. Kemi punuar mirë gjithë këto ditë, shpresoj të bëjmë paraqitje të mirë dhe jam i bindur që do e bëjmë.

Rikthimi në "Arenën Kombëtare" - Ndoshta gjëja më e mirë që na ndodhi është kthimi i luajtjes së ndeshjes në Tiranë, në “Arenën Kombëtare”. Është plus për të pasur besim, që do bëmë ndeshje shumë të mirë. Kemi luajtur shumë ndeshje brenda në thonjza, por asnjë në Tiranë. Kemi marrë rrugët për të shkuar në stadiumet ku kemi luajtur deri tani. Nuk e kemi pasur justifikim këtë pjesë, fusha e futbollit kudo është njësoj. Pavarësisht se mendoj do kemi më shumë tifozë. Shpresoj të na mbështesin në këtë moment të vështirë dhe në fund të gjithë të bëjmë analizat.

Mbijetesa - Nuk kam bërë llogari. Janë vetëm ato të ndeshjes, si vihet në ndeshjen e radhës. Kemi pasur probleme fizike, të dëmtuarish. Bylis është kundërshtari ynë direkt dhe duhet maksimumi për tri pikët. Kjo është analiza që kam bërë. Nëse do bëjmë mirë, të paktën kemi hedhur një hap të mirë për objektivin që kemi në situatën ku jemi", tha Shkëmbi.

Pas 30 ndeshjeve të luajtura, Bylis me 32 pikë mban vendin e shtatë, ndërsa Tirana me një pikë më pak pozicionohet në vendin e tetë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Milani luan sot në Napoli, Conceiçao: Më pëlqen të sfidoj më të mirët, besoj te vendi i katërt

Milani luan sot në Napoli, Conceiçao: Më pëlqen të sfidoj më të mirët, besoj te vendi i katërt