Katër persona mes tyre një grua kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi janë kapur me kokainë e heroinë të cilën e shpërndanin në kryeqytet.
Policia bën me dije se në kuadër të operacionit të koduar 'Perimetri' janë arrestuar 36-vjeçarja B.N së bashku me vëllanë e saj M.F 20-vjeç si dhe M.B 22 vjeç, e E.B 40 vjeç.
Gruaja e arrestuar B.N së bashku me vëllanë e saj M.F heroinën dhe kokainën e shisnin tek dy të arrestuarit e tjerë që ranë në pranga M.B dhe E.B.
Pas kontrolleve të ushtruara nga policia personave të mësipërm policia u ka gjetur sasi të konsiderueshme droge të fortë dhe mjete që i përdornin në shpërndarjen e tyre. Konkretisht: 27 doza me heroinë, 5 doza me kokainë, një automjet, një motor, një dorezë hekuri si dhe 6 telefona celularë.
Të arrestuarit B. N., M. F., M. B., E. B. do të përballen me akuzën e prodhimit dhe shitjes se lëndëve narkotike ndërsa M.F do të përballet edhe me akuzën e mbajtjes pa leje të armëve të ftohta.