Dita Ndërkombëtare e Gruas daton që prej vitit 1857, kur gratë punëtore të fabrikave në New York protestuan kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër që u bëhej atyre dhe fëmijëve në punë.
Por përfundimisht, 8 Marsi u vendos si Dita Ndërkombëtare e Gruas, pas tragjedisë së 25 marsit 1911 në një fabrikë po në Nju Jork, ku zjarri i rënë në fabrikën ku punonin vetëm gra shkaktoi 146 viktima, shumica e tyre emigrante.Tragjedia shënoi ditën, në të cilën gratë përveçse festojë, edhe protestojnë për të kërkuar më shumë të drejta dhe barazi gjinore në të gjithë botën.
Ndërsa në Evropës kjo ditë filloi të festohej e shoqëruar me mbledhje dhe manifestime kundër Luftës së Parë Botërore.
Sfida përcaktuese, me të cilën përballet komuniteti global i shekekullit të XXI, është që kjo nuk është çështje vetëm e njërës gjini, por përgjegjësi e përbashkët që mund të ndihmojë në ndërtimin e një bote më të mirë dhe më të begatshme për të gjithë.
Redaksia Online
(Gre.M/l.c/Shqiptarja.com)