Si lindi historia me “njeriun” e ISIS që shkaktoi panik në qytetin e Burrelit (Detaje)

Si lindi historia me “njeriun” e ISIS që shkaktoi panik në qytetin e Burrelit (Detaje)

Fotot që qarkullojnë në rrjetet sociale

Jo vetëm Policia e Burrelit por edhe efektivë civilë të Forcave Speciale të ardhur enkas nga Tirana mbajtën nën monitorim prej 24 orësh qytetin e Burrelit, pas panikut të shpërthyer atje se njerëz të ISIS ndodheshin në qytet e kishin si qëllim t’ju grabisnin fëmijët.

Ndonëse e gjithë ngjarja rezultoi të ishte një flluskë sapuni, gazetari i Report TV mëson se i gjithë qyteti u përfshi nga paniku i lajmit të përhapur gojë më gojë mes njerëzve.

Lajmi për prezencën e personave që i përkasin ISIS është përhapur nga disa banorë të komunitetit rom dhe egjiptian. Kanë qenë ata që një ditë më parë e kanë parë endacakun e veshur me të zeza teksa flinte gjumë në afërsi të banesave të tyre.

Ai, siç thonë burime të Report TV, ishte i mbuluar me një batanije për tu mbrojtur nga i ftohti gjatë natës, por kaq ka mjaftuar që fantazia e banorëve të tejkalojë përmasat e reales. Ata kanë lajmëruar policinë e Burrelit të cilët kanë bërë verifikimet përkatëse. Mund të duket qesharake, por paniku u bë aq i madh në qytet, siç thonë burimet, aq sa u kërkua edhe ndërhyrjen e forcave speciale nga Tirana.

“Endacaku që lëviz nga Tirana, në Dibër e Burrel është i njohur për të gjithë. Atë e zuri gjumi një natë më parë pranë SMT-së së qytetit, aty ku banon komuniteti rom dhe egjiptian dhe ata u alarmuan duke e quajtur njeri të ISIS. Lajmi mori dhenë dhe gjithë qyteti u alarmua. Është për të qeshur dhe për të qarë njëkohësisht por kjo ndodhi”,- thotë një burim për gazetarin e Report TV.

Referuar të njëjtave burime, paniku ishte aq i madh sa edhe në një rast tjetër është verifikuar një grua që kulloste bagëtitë, e që mbante në kokë një shami të zezë.

“E pamë një njeri të ISIS aty, e pamë këtu, thoshin banorët, u krijua një alarm fals sa nuk e di se si mundën ta besojnë shumica e njerëzve”,- thotë qytetari.

Kujtojmë që për ngjarjen reagoi edhe vetë Policia e Burrelit dhe i cilësoi disinfrmacione dashakeqe gjithë sa ndodhi.

"Nisur nga këto Drejtoria Vendore e Policisë Dibër dhe Policia lokale e Burrelit, shprehin keqardhje për këto disinfrmacione dashakeqe duke përhapur panik tek qytetarët. Këto informacione të pavërteta dhe tërësisht dashakeqe me prapavijë të errët kanë për qëllim të nxijnë punën e policisë dhe të sfumojnë sado pak rezultatet që Policia e Shtetit po arrin në luftë ndaj krimit të organizuar dhe krimit në tërësi. Theksojmë se në qytetin e Burrelit dhe rrethin e Matit prej një viti nuk është shënuar asnjë vrasje apo ngjarje e rëndë kriminale, janë ulur ndjeshëm rastet e vjedhjes kundër pronës, si dhe nuk është konstatuar asnjë rast i kultivimit të bimëve narkotike. Të gjitha këto tregojnë angazhim dhe seriozitet të strukturave të Policisë si dhe bashkëpunim mjaft të mirë me Komunitetin”

Ndërkaq në lidhje me një person të veshur me të zeza që qarkullon në qytet, thuhet të jenë disa të rinj që kanë përfituar nga rasti e thashethemet e përhapura, për të bërë humor. Fotot e tij janë përhapur në rrjetet sociale.


Lajmi kryesor:

'ISIS po na rrëmben fëmijët', Forcat Speciale rrethojnë Burrelin pas panikut, zbardhet ngjarja


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim