Si mbijeton Belind Këlliçi i papunë? Fakte të rënda për pastrim parash gjatë fushatës për kryebashkiak

Një nga misteret që rrethon figurën “krye-investiguese” të Rithemelimit, Belind Këlliçin (përveç falsifikimit të diplomës së shkollës së mesme dhe masterit), është se me çfarë të ardhurash jeton. I papunë prej më shumë se 1 viti, pa vendin e deputetit në parlament (e si rrjedhojë pa një rrogë), Këlliçi vazhdon të bëjë jetën luksoze që bënte edhe më parë, kur jetonte me lekët e taksapaguesve shqiptarë si rrogëtar i Shtetit. 

Belind Këlliçi ka deklaruar për herë të parë pasurinë në shtator të vitit 2021, pasi mori mandatin e deputetit. Edhe pse me pagë modeste deri në atë kohë në Bashkinë e Tiranës dhe më pas si i punësuar pranë Partisë Demokratike, Belind Këlliçi deklaron mbi 90 mijë USD në llogari bankare dhe cash. Këlliçi ka deklaruar atëherë të ardhura 6.7 milionë lekë të vjetra nga paga në PD për periudhën 1 janar - 9 shtator 2021, në detyrën Drejtor Departamenti me pagë mujore bruto 1 milion lekë të vjetra. Dhe megjithatë, ndryshe nga një qytetar i thjeshtë, ai çuditërisht kishte shumë para në dispozicon. Ja lista e pasurisë personale:

– Tokë-pemëtore më sipërfaqe 1000 m2 në Ibë të Poshtme-Tiranë, blerë 4.7 milionë lekë nga kursimet personale, 100% në pronësi.

– Makinë personale tip “BMW” me vlerë 13 mijë e 800 Euro, blerë me kursime personale familjare, të cilën do ta shesë dhe do blejë një makinë tjetër me vlerë 15 mijë e 600 Euro.

– Llogari bankare 14 milionë lekë, kursime nga paga.

– Llogari bankare 18 mijë e 659 USD, kursime nga paga dhe dhurime nga familja, shumica nga vëllai në SHBA.

– Llogari bankare 44 mijë e 145 USD, kursime nga paga dhe dhurime nga familja, shumica nga vëllai në SHBA.

– Gjendje Cash 14 mijë USD, kursime nga paga dhe dhurime nga familja, kompensim prone dhe shumica nga vëllai në SHBA.

Nga viti 2021 deri në 2023 (vit kur dha dorëheqjen si deputet për t’u kandiduar në garën për kryebashkiak të Tiranës dhe nuk është më as i punësuar në Partinë Demokratike) merrte vetëm rrogën e deputetit. Pas këtij viti nuk ka fituar (ligjërisht) asgjë.

Në fushatën zgjedhore të majit 2023 nuk ka marrë asnjë financim publik ligjor pasi merrte pjesë si kandidat personal i Sali Berishës (me logon e Ilir Metës), gjë ka ka ngritur gjithmonë dyshime se financohet në cash pikërisht nga familja Berisha. Faktikisht është një skandal dhe duhet hetuar origjina e parave me të cilat Këlliçi bëri fushatën e tij zgjedhore në kryeqytet, ku organizoi me dhjetëra takime, prodhoi mijëra objekte të sponsorizuara, mori me qira hapësira publike për të reklamuar qindra postera (përfshi edhe atë të famshmin me gishtin e mesit të ngritur që i bëri të humbiste  të paktën 10.000 vota nga 60.000 diferencë që humbi ndaj Erjon Veliajt), mori makina me qira, furgonë deri edhe autobus me të cilin bëri hyrjen e tij “triumfale” në stadiumin gjysëm bosh të “Air Albanias”. Një event ky që kushtoi jo më pak se 100.000 euro. Po ku i ka marrë gjithë këtë para?

Këlliçi sajoi alibinë se fushata e tij elektorale u pagua me fondet e Partisë së Lirisë të Ilir Metës. Në të vërtetë Shqiptarja disponon prova që e përgënjeshtrojnë. Mjafton të kontrollohen pagesat e marra në maj të 2023 (muaji i zgjedhjeve administrative) nga Syri, televizioni i financuar (me cash) edhe nga familja Berisha. Në atë muaj Partia e Lirisë ka paguar 5 fatura për një shumë totale 7.290.000 lekë, duke i hedhur praktikisht televizionit të Berishës 50% të gjithë buxhetit të marrë nga KQZ, që për zgjedhjet administrative të majit 2023 ishte 15.5 milionë lekë. Partia republikane e Fatmir Mediut, sa për të bërë një tjetër shembull, mori 3 milionë nga KQZ, por i pagoi Syrit vetëm 351.000 lekë, pra më pak se 10%. Problemi qëndron se pavarësisht shumës gjigande të paguar nga Meta, ato para nuk përfshinin propagandën për Belind Këlliçin që në fakt është detyruar ta paguajë vetë.

Me 26 maj 2023 (kur tashmë kishte humbur) Këlliçi i paguan Syrit 1.850.000 lekë te reja për fushatën e tij. Duke qartësuar se Meta nuk ka paguar për të, ku e gjeti Belo këtë shumë, që është e jashtëzakonshme për një të papunë? Dhe ku e gjeti pjesën tjetër të parave për fushatën e tij luksoze? Është e mundur që të ketë mbledhur “donacione” nga sipërmarrës që pastaj shpresonin të “shpërbleheshin” me tendera apo leje ndërtimi nëse Belo do bëhej kryebashkiak. Por problemi qëndron se ligji ndalon donacionet për subjektet politike, akoma më keq nëse derdhen në cash. Dhe Belind Këlliçi kur ka paguar Syrin nuk posedonte asnjë NIPT (pra nuk ka mundur të arkëtojë asnjë donacion në mënyrë të rregullt); në fakt për t’i derdhur bakshishin televizionit të Berishës ka përdorur në vend të Nipt-it, numrin e kartës së identitetit.

B.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Detmir: 18/01/2024 08:22

    Kur u be dhe ky qyrrsi

    Përgjigju
  • Partia: 17/01/2024 21:28

    Duket më shumë si luftë personale e asgjë në sherbim te publikut.

    Përgjigju
  • qenani: 17/01/2024 20:29

    Belind kellicit i duhet nje kolonoskopi nga Spak. Te korruptuar familjarisht

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rikthehet në Kolumbi bosi i drogës dhe bashkëpunëtori i Escobar

Rikthehet në Kolumbi bosi i drogës dhe bashkëpunëtori i Escobar