“Si more s’ka pikë fisnikërie, gjuhë vulgare”, Delina Fico ndërhyn në debatin për Teatrin: Paaftësi e trishtim i madh
Në debatin për Teatrin Kombëtar ka ndërhyrë edhe aktivistja e shoqërisë civile, Delina Fico. Fico thotë se shumica e atyre që kundërshtojnë shembjen e Teatrit, nuk pranojnë qasjen ndryshe dhe përdorin një gjuhë vulgare.
Aktivistja Delina Fico
Në debatin e ndezur për Teatrin Kombëtar, që ka kulmuar ditën e djeshme pas votimit në parlament të projektligjit për nisjen e negociatave për ndërtimin e Teatrit të ri, ka ndërhyrë edhe aktivistja e shoqërisë civile, Delina Fico. Në një shkrim në Facebook, Fico është ndalur tek diskutimi publik për shembjen e Teatrit. Fico thotë se shumica e atyre që kundërshtojnë shembjen e Teatrit, nuk pranojnë qasjen ndryshe dhe përdorin një gjuhë vulgare.
“Si, more, mund te debatosh per nje ceshtje, e cila nuk ka te beje me shkelje flagrante te te drejtave te njeriut, e te hedhesh helm vulgar per kedo qe eshte rrotull - qeveritare, politikane dhe ish-politikane, aktore, njerez te tjere te artit, gazetare - qe nuk mendojne si ty dhe e perkrahin ndertimin e teatrit te ri sipas projektit te qeverise?”-shkruan Fico.
Reagimi i plotë i Ficos:
I gjithe debati per Teatrin Kombetar dhe protestat paqesore jane krejt legjitime ne nje demokraci, si menyra per te shprehur kundershtine per nje projekt kulturor.
Por, gjuha vulgare e perdorur nga shumica e atyre qe e kundershtojne ndertimin e nje teatri te ri, sipas projektit te qeverise, me le pa tekst, qe thone ne Kosove. Si, more, mund te flasesh per artin e te perdoresh vetem fjale urrejtjeje dhe vulgare?
Si, more, mund te debatosh per nje ceshtje, e cila nuk ka te beje me shkelje flagrante te te drejtave te njeriut, e te hedhesh helm vulgar per kedo qe eshte rrotull - qeveritare, politikane dhe ish-politikane, aktore, njerez te tjere te artit, gazetare - qe nuk mendojne si ty dhe e perkrahin ndertimin e teatrit te ri sipas projektit te qeverise?
Si, more, nuk ka asnje pike fisnikerie ne kete qasje kundershtuese? Paaftesia e shume personave publike per te qendruar ne kufijte e edukates dhe etikes se shprehjes eshte trishtim i madh dhe nje nga plaget e renda te debatit publik ne vendin tone te vogel.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4397
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VKM/ Shkarkohet drejtoresha e Teatrit të Operas dhe Baletit, Abigeila Voshtina
13 Dhjetor, 19:43
-
Ndahet nga jeta Zoica Haxho, ikona e baletit shqiptar
1 Dhjetor, 10:06
-
Teatri i ri, Veliaj: E ndërtojmë për 100 vitet e ardhshme
2 Nëntor, 15:29
-
Vijojnë punimet për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, ja pamjet me dron nga kantieri (VIDEO)
1 Nëntor, 12:02
-
Veliaj inspekton punimet te Teatri i Ri: Në 30 muaj po bëjmë atë që humbëm në 30 vjet
3 Gusht, 12:55
-
Katër vite nga shembja e Teatrit Kombëtar, Meta: Akt kriminal që ende sot mbetet pa përgjegjës
17 Maj, 12:03
-
‘Biznesmenit’ i bëhet ‘gjyqi’ në Teatër! Gëzim Kame e Viktor Zhusti ‘mbledhin’ në tryezë figura të drejtësisë në pension. Artistët rrëfejnë shfaqjen
29 Mars, 19:34
-
‘Vajza, mbajeni mirë me mamanë e atij!’, Artan Imami tregon mes batutash komedinë çmim ‘Molier’! Në regji me bashkëshorten
12 Shkurt, 17:34
-
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kallëzon prokurorin Edvin Kondili, Kalaja: 4 vite që nuk hetohet dosja! 46 herë trokasim në SPAK, 0 përgjigje
31 Janar, 11:52
-
Teatri i Ri, Veliaj: Përfundon për 2 vite, do jetë kryefjala e vitit të Kulturës në 2025
22 Janar, 13:51
-
4,46 miliardë lekë, 'portofoli' i Kulturës rritet me 12% për 2024! Gjysma e buxhetit për ‘kantieret’ e hapura nga Teatri Kombëtar tek Parku i Artit
13 Nëntor 2023, 19:38
-
VIDEO/ Hidhen themelet e Teatrit të Ri, vijon puna për shtëpinë e re të aktrimit në Tiranë
30 Shtator 2023, 09:31