Si mund të shmangim konsumin
e tepërt të ëmbëlsirave?

Problemi kryesor me festat e fundvitit është pikërisht konsumi i lartë i ushqimeve të cilat përmbajnë shumë kalori, e në veçanti të ëmbëlsirave. Sipas revistës shkencore Appetite ekzistojnë disa mënyra me anë të të cilave mund të shmanget konsumimi i tepërt i ëmëbëlsirave. Mënyra e parë e provuar është largimi i mendjes nga nga këto produkte duke paraqitur vendndodhje apo objekte po aq të pëlqyera për një person.Një këshillë tjetër që ofron Appetite është kontakti sa më i ulët fizik me këto produkte pasi ul ndjeshëm dëshirën për t’i konsumuar. Ndërsa këshilla e tretë ka të bëjë me aktivitetin fizik. Një shëtitje qoftë edhe 15 minuta ul nevojën për konsumim të ëmbëlsirave. Por duhet theksuar se këto rekomandime kanë të bëjnë edhe me personalitetin dhe prirjet e çdokujt si për zhvillimin e aktivitetit fizik ashtu edhe me zhvillimin e fantazisë që lidhet me këshillën e parë, e cila kishte të bënte me zëvendësimin e produkteve të ëmbla me foto apo objekte.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen