Si mund të shpjegohet tërheqja e qeverisë për rritjen e pagave dhe pensioneve?
Po të abstragojmë nga aspektet financiare të problemit, ky fakt mund të interpretohet si një lloj hakmarrjeje e Berishës dhe ministrit të tij të Financave për votën plebishitare kundër qeverisë së tyre. Deri tani, Bode është detyruar të zbatojë një politikë fiskale populiste, por shkatërruese për buxhetin, duke rritur shpenzime joprodhuese edhe në kohë krize. Tani, që qeveria largohet, ata ia lenë stafetën qeverisë tjetër, ta bëjë këtë rritje, duke shkatërruar më tej financat publike, apo ta anulojë me riskun e dëmtimit të popullaritetit.
Kush është arsya kryesore e bllokimit të VKM-së?
Pa dyshim, gjendja aktuale e arkës së shtetit, në një moment kur borxhi i parashikuar për gjithë vitin është marrë në gati 80 për qind të tij.
A mund të gjenden fondet për këtë rritje nga aleanca e majtë në pushtet?
Do të ishte shumë e vështirë, pa marrë borxhe të tjera. Mund të mendohet se qeveria Rama do të jetë shumë e shtrënguar në shpenzime, të paktën vitin e parë.
/Shqiptarja.com