TIRANE- Në vitin 2056 si burrat edhe gratë do të dalin në pension në moshën 67 vjeçare dhe duhet të kenë 40 vjet vjetërsi në punë. Tashmë rritja e moshës së pensionit si për burrat edhe për gratë ka marrë rrugën zyrtare, pasi një ditë më parë ajo është botuar në Fletoren Zyrtare, ndërkohë që zbatimi i saj do të nisë në 1 janar 2015. Gazeta “Shqiptarja.com” publikon të plota tabelat të cilat parashikojnë daljen në pension si për burrat ashtu edhe për gratë vit pas viti.
Ndryshimet e rritjes së moshës së pensionit sipas ligjit fillimisht do të nisin me gratë, të cilat do të dalin në pension 2 muaj më vonë se skema aktuale.











