Si në filma, i ngre kurth komandantes në bashkëpunim me shqiptarin, arrestohet polici italian Salvatore Furci

Si në filma, i ngre kurth komandantes në bashkëpunim me shqiptarin, arrestohet polici italian Salvatore Furci

Një histori që duket si një serial televiziv për policin e korruptuar me komandantin e mirë dhe të drejtë që ka rënë viktimë e tij. Megjithatë drejtësia ka treguar edhe njëherë që vonon, por nuk harron duke i dhënë fund ‘torturës’ 15-mujore për komandanten 32 vjeçare Lia Vismara, e cila u desh të jetonte me akuzat e të qenit një trafikante droge edhe pse u vërtetua se e gjitha ishte një kurth.  

 

Në natën mes 3 dhe 4 janarit të vitit të kaluar, në një kontroll të befasishëm kur ajo po dilte nga një ndeshje volejbolli asaj iu gjet tre gram kokainë e ndarë në pesë doza dhe të fshehura nën sediljen e makinës së saj. Megjithatë lënda narkotike nuk ishte e saj.  

Sipas akuzave të Prokurorit Publik, vartësi i saj  e kishte organizuar atë Salvatore Furci, 43 vjeç, me origjinë nga Gioia Tauro , anëtar prej disa kohësh i njësisë anti-drogë të policisë lokale të Milanos.

Që prej ditës së djeshme, Furci dhe një nga "burimet" e tij, shqiptari 46-vjeçar Mariglen Memushi, janë të arrestuar me akuzën e shpifjes dhe posedimit të drogës për qëllime trafikimi. E vërteta doli në shesh gjatë hetimebe të prokurorisë.

Arsyeja se përse ai ka bërë një veprim të tillë ka qenë pikërisht hakmarrja. Pasi komandantja kishte shprehur një feedback negativ për oficerin dhe qëndrimin e tij në Corbetta pas periudhës së shërbimit, kështu që pas pesë muaj e gjysmë Furci duhej të kthehej në Milano. "Do të dëgjoni nga unë në Corbetta ... mos më lini të bëhem kamikaz", shkroi ai në një bisedë në grup. "Do të të shkatërroj", përsëriti ai.

Furci e mori kërcënimin e tij tejet seriozisht dhe bëri që komandantja të kalojë muaj tmerri e shënjuar dhe akuzuar nga të gjithë, për një krim që nuk e kishte kryer kurrë.

Në bazë të hetimeve është zbuluar se oficeri kishte fshehur drogën në makinën e komandantes dhe ishte larguar me ndihëm e shqiptarit, i cili më pas kishte marrë në telefon karabinierët për të bërë denoncimin.

Gjykatësja Anna Magelli shkruan se Furci tregoi një shkallë të lartë rrezikshmërie dhe kriminaliteti’. Pasi në fund të dhjetorit, Furci duke shfrytëzuar marrëdhëniet me gazetarët me të cilët kishte marrëdhënie të ngushtë kur ai punonte në seksionin anti-drogë në Milano, filloi një fushatë denigruese në media për punën e komandantes.

E ndërkohë që lajmi është pritur tejet mirë nga autoritetet vendase, ku krye bashkiaku flet për një "sulm të egër kundër mafies së fshehtë, nga frikacakët, kompleksiteti i të cilëve hedh një hije mbi disa anëtarë të forcës policore". Por për komandanten Vismara është fundi i "një makthi pa pasur kurrë dyshime në fitoren e drejtësisë".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin