Si në filma, shqiptari përndjekje ‘ferri’ 46-vjeçares italiane, e akuzonte si shkaktare që s’merrte dot lejen e qëndrimit! Policia e arreston, i terrorizoi dhe familjen

Si në filma, shqiptari përndjekje ‘ferri’ 46-vjeçares italiane, e akuzonte si shkaktare që s’merrte dot lejen e qëndrimit! Policia e arreston, i terrorizoi dhe familjen

Foto ilustruese

Ravena- Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Ravena, pasi akuzohet se ka përndjekur një grua 46-vjeçare vendase.

Shkak dyshohet se ka qenë bindja se ai nuk do arrinte të merrte dot lejen e qëndrimit të tij, për shkak të gruas që edhe përndoqi.

“Një rast përndjekjeje, por pa asnjë lidhje romantike apo fërkime në bashkëpronësi (martesë apo fejesë)”, citoi media italiane autoritetet ligjzbatuese.

“Ilrestodelcarlino” shkruan se i dyshuari nuk e njihte fare gruan në fjalë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Solarolo dhe i mbrojtur nga avokati Luigi Filippo Gualtieri – referuar edhe dëshmisë apo hetimeve nga prokuroria, 36-vjeçarit (emri i të cilit nuk u publikua nga policia), i ishte fiksuar se “shënjestra” ishte shkaktare që ai nuk merrte dot lejen e qëndrimit.

Dhe kështu, në muajin qershor ai filloi të ngacmonte dhe ta përndiqte gruan: të paktën deri në mbrëmjen e së premtes së kaluar (9 Gusht), kur, ndër të tjera, i kishte lyer murin e shtëpisë së saj me dorë të gjakosur. Pas kësaj ai u arrestua për përndjekje dhe dëmtim.

Madje, siç theksoi prokurorja kujdestare Silvia Ziniti në kërkesë, “për këtë lloj krimi ekziston mundësia e zgjatjes së arrestit nëse, si në këtë rast falë sistemit të vëzhgimit me video të shtëpisë së 46-vjeçares, ka imazhe të qarta të faktit”.

Paraditen e djeshme (12 Gusht), përpara gjyqtarit hetues Andrea Galanti, 36-vjeçari ka konfirmuar arsyen e urrejtjes ndaj gruas. Për të, pas vërtetimit të rastit, nisi dhe paraburgimi, në pritje të masës së sigurisë dhe pritshmërisë për ta zbutur në arrest shtëpiak.

“Nuk përjashtohet mundësia që të arrestuarit të bëhet edhe ekspertiza psikiatrike”, shkruan media në fjalë.

Sipas hetimeve, i dyshuari nisi të linte shënime në xhamin e përparmë të makinës së saj apo të qëndronte me orë të tëra jashtë shtëpisë së saj, për ta kontrolluar dhe për t'i rënë ziles. E njëjta gjë ndodhi edhe të premten e kaluar kur nisi ta ndiqte nga pas në mesdite. Gruaja u ul në lokal dhe të njëjtin veprim bëri agresori, i cili sipas dëshmisë së të dëmtuarës, i hodhi një gotë dhe një shishe, në tentativë për ta goditur, por për fat pa e lënduar.

Por nuk mbaroi këtu. Teksa ajo doli të kthehej në banesë, ai iu drejtua me fjalët akuzuese nga pas:

"Më shkatërrove jetën! Ndryshove rrugë!".

Një herë akuzohet se kërcënoi edhe familjen e 46-vjeçares, i dëmtoi biçikletën e babait të saj dhe kabinën e telefonit me fibra. Gjithashtu theu disa vazo qeramike në oborr, duke i hedhur në tokë. Më pas ka tentuar të godasë me disa sende prindërit e 46-vjeçares, derisa nisi të lante muret me dorë të përgjakur dhe u arrestua.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?