Kjo javë do të karakterizohet nga mot me kthjellime. Ditën e martë priten reshje të dobëta shiu në jug të vendit, ndërsa gjatë pasdites së të mërkurës do të ketë reshje të dëborë në juglindje, në lartësitë mbi 1000m. Kështu bëri me dije në Report Tv, meteorologia Anira Gjoni.
‘Gjatë ditës së nesërme moti do të jetë i qëndrueshëm pa reshje dhe presim të kemi reshje të dobëta në jug të vendit pjesa tjetër nuk presim të ketë reshje. Gjatë pasdites së të mërkurës presim të ketë reshje të dobëta dëborë në lartësitë mbi 1000 m në juglindje të vendit.’- tha Gjoni.
Si pasojë e reshjeve të dëborës, temperaturat do të ulen me 2 gradë, por megjithatë temperaturat do të rriten nga e premtja
‘Do të jetë një mot për këtë jave mes reshjeve të dobëta dhe alternimeve të kthjellimeve! Do të jetë mot i ngrohtë gjatë ditës. Vihet re rënie temperaturash gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes. Nuk presim të ketë rënie ekstreme të temperaturave apo dëme nga reshjet e shirave! Përgjatë fundjavës reshje të dobëta dhe lokale.’- tha Gjoni.