Shumë të rinj dëshirojnë të bëhen mjekë, por pasioni dhe përkushtimi të bën të veçantë, si Profesor Flamur Tartari që u nda sot nga jeta papritur.

Kjo intervistë tregon se sa thellë në shpirtin e tij ishte futur ky profesion: Sa operacione ka bërë, sa libra mbajnë emrin e tij, vëmendje e veçantë për të gjithë duart e arta të kirurgjisë shqiptare.

Sa do të donte profesor Tartari që mjeksia shqiptare të ishte sa më afër halleve të pacientëve dhe shërbimi shtetëror sa më i pasur e i paisur për të bërë mjekësi të vlefshme dhe të mirë.

Po e propozojmë këtë intervistë të plotë edhe në suplementin Drejt Punës, që të rinjtë ta njohin akoma më mirë.