Si përfitohet paketa e rimbursueshme per ilaçet COVID/ Qytetarët të pa informuar: S'e kemi idenë! Mjekja e familjes: Përfitojnë vetëm të konfirmuarit pozitiv

Për qytetarët që e kalojnë COVID-19 në kushtet e shtëpisë është vendosur një paketë e rimbursueshme ilaçesh. Por ndonëse kanë kaluar 2 javë nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, ka ende qytetarë që nuk e dinë rrugën që duhet të ndjekin.

A e dini se si do të bëhet rimbursimi i ilaceve COVID?

-Jo.

-Nuk kemi ndonjë ide.

-Jo.

-Jo nuk e kam marr vesh.

-Shyqyr zotit nuk kam gjë tani dhe nuk më intereson se si bëhet përderisa nuk kam.

-Jo nuk e di.

-Nuk dimë gjë.

-Me cfarë kam dëgjuar, në momentin që del pozitiv nga mjeku i familjes do të jepët receta sic marrin personat me rimbursim edhe do të jepen, kështu mendoj-u shprehën disa qytetarë.

Mjekja e familjes, Eriona Hereni në Qendrën Shëndetësore nr.8 në kryeqytet tregon se cilët pacientë përfitojne nga rimbursimi.

“Nga paketa e ilaceve COVID përfitojnë të gjithë personat që janë infektuar me Sars-Cov2 dhe që kanë rezultuar pozitiv nga tamponi. Nuk ka rëndësi nëse është i siguruar apo i pasiguruar, invalid, pensionist, në punë, pa punë të gjithë e përfitojnë”, u shpreh mjekja e familjes.

Hereni shpjegon se pasi mjeku përcakton stadin e sëmundjes dhe përpilon recentën, pacienti pajiset me një kod që e paraqet në farmaci.

“Mjeku i familjes përcakton stadin e pacientit nëse është stadi fillestar ose stadi mesatar. Mjeku përpilon recetën me rimbursim në sistemin elektronik dhe e pajis pacientin me një kod. Kodin mund t’ia japi ose fizikisht ose me telefon dhe pacienti me kodin që merr nga mjeku i familjes për recetën me rimbursim, shkon në farmaci dhe ekzekuton recetën”- tha mjekja Eriona Hereni.

Për të gjithë ata qytetarë që përfundojnë periudhën e karantinës mjeku i familjes  jep një vërtetim për justifikimin në punë.

“Ka disa kohë që jemi pajisur me një vërtetim që është si një tip justifikimi për të gjithë pacientët që janë të karantinuar, të vetizoluar si kontakte të pacientëve pozitiv ose ata që kanë shenja të COVID ose ata që kanë rezultuar me tampon pozitiv. Normalisht justifikohet deri në 15 ditë. Ky justifikim është 100% i paguar. Ka pasur shumë sidomos pacientë që punojnë në subjekte private që kërkojnë me ngulm justifikim paraprakisht edhe për ditët që do të rrinë në karantinë”-  tregoi mjekja e familjes.

Kohëzgjatja maksimale e trajtimit do të jetë jo më shumë se 1 muaj dhe nuk do të kalojë vlerën e rimbursimit sipas dy skemave të përcaktuara nga ministria e Shëndetësisë. Kosto e rimbursimit për skemën e parë është 1 650 (një mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë) lekë ndërsa për skemën e dytë 10 900 (dhjetë mijë e nëntëqind) lekë.

VIDEO/ Intervista me mjeken e familjes Eriona Hereni

VIDEO/ Mendimi i qytetarëve

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë