Si po e çon Berisha drejt ekstremizmit të djathtë Partinë Demokratike! I braktisur nga Perëndimi

Si po e çon Berisha drejt ekstremizmit të djathtë Partinë Demokratike! I braktisur nga Perëndimi

Sali Berisha dje në Kuvendin e PD

Që prej ditës kur Sali Berisha nisi luftën e tij për të sfiduar vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që e shpallën ‘non grata’, perandoria nga përtej Atlantikut ia bëri të qartë Partisë Demokratike se rreziku që ajo të shpallej organizatë e padëshiruar do të ishte shumë i madh nëse vendosnin ta kthenin ish liderin në krye, e më pas kandidat për kryeministër të një vendi aleat si Shqipëria. Këtë rrezik Berisha vijon ta materializojë në çdo lëvizje që bën.

Që prej ditës së parë të nisjes së aksionit të tij, që nga foltoret e deri te Kuvendi i 11 dhjetorit, Sali Berisha nisi t’i veshte lëvizjes së vet karakteristika të konservatorizmit, ideologji që ai e koncepton si mundësinë e vetme të joshjes se një pjese të elektoratit në perëndim të historisë së tij politike.

Gjetja shpëtim në strehën e ekstremizmit në epilog të jetës së tij më shumë se 30 vjeçare politike është tregues se si ndihet ish-Kryeministri në këtë betejë për mbijetesë.

Organizimi i Kuvendit të djeshëm dhe fjalimi i Berishës kishin shumë tregues të rrugëtimit që i ka dhënë PD-së Berisha! Nuk kishte asnjë përfaqësues të Partive Popullore Evropiane, bashkimi i partive të qendrës së djathtë në Evropë në të cilën PD është anëtare prej vitesh. 4 ishin folësit e huaj në Kuvend, përfaqësues të partive konservatore dhe disa përfaqësues të partive të ekstremit të djathtë si ajo e partisë Fratelli d’Italia, Giorgia Meloni, e cila njihet si një mbështetëse e fuqishme e Marine Le Pen, që ‘ngriu’ Evropën nga frika se mos fitonte zgjedhjet e para pak ditëve në Francë. Meloni edhe pse nuk ishte fizikisht në Kuvend iu drejtua demokratëve të Berishës me një letër përshëndetëse. Kuvendin e Berishës e përshëndeti edhe politikani nga Suedia Tobias Andersson, nga partia ‘Demokratët e Suedisë’, një tjetër forcë populiste.

Berisha fjalën e tij, dje në Kuvend, e përqendroi tek armiku që ia ka krijuar vetes, George Soros, të cilin e sheh si krijuesin e të gjitha ‘halleve’ të tij dhe te lufta për të ‘vendosur nderin në vend’ me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Sot ne jemi forcë sovrane konservatore, e cila jeton në të drejtën e idealeve konservatore të shqiptarëve, të cilën, edhe njëherë theksoj, as e majta e Soros, as e majta botërore, s’do të munden kurrë ta mposhtin. Jo dhe jo. Cilido që do bashkëpunim me ne, mbi bazën e vlerave, ne jemi të gatshëm. Ne qëndrojmë të vendosur në idealet dhe liritë tona”, iu drejtua Berisha 1425 delegatë të tij në sallë, duke mos e përmendur në asnjë moment qendrën e djathtë por duke ngulmuar mbi fjalë si konservatorizmi dhe sovranizmi.

Lëvizja e tij drejt ekstremit të djathtë nuk ka asnjë logjikë elektorale në Shqipëri. Shqiptarët janë karakterizuar si elektorat i anuar gjithmonë në shumicë nga e majta, me një traditë të fortë kundër nazi-fashizmit, dhe e djathta e moderuar është dashur gjithmonë ta përshtasë veten për tu bërë fituese. Terreni për një të djathtë ekstreme, sovraniste dhe populiste, elektoralisht në vend ka shanse shumë të vogla që ta kalojë grushtin e votave të militantëve që Berishës që kanë treguar se do ta ndiqnin atë ‘të verbër’ në çdo betejë. Elektorati gri për të cilin Partia Demokratike ka nevojë për të rimarrë pushtetin, në Shqipëri nuk gjendet brenda ekstremizmit të djathtë.

Por Berisha ia ka rezervuar vetes edhe një tjetër ‘as nën mëngë’. I braktisur nga 2/3 e grupit parlamentar të PD, i braktisur totalisht nga Perëndimi përvec organizatave ekstreme që ai aspiron t’i ketë shumë shpejt ‘simotra’, i vetmi sup ku PD ekstreme e Berishës po shikon të mbështetet është Ilir Meta dhe ‘populli i tij i 2 marsit’ (2 mars 2020) ditë kur Presidenti që po pret të bashkohet sa më shpejt me partinë e tij LSI, shpalli lëvizjen e tij të vet sovraniste anti SHBA. Aleanca e tyre është përforcuar dhe farkëtuar me çelik që kur aleati më i madh i shqiptarëve e shpalli ish-presidentin Sali Berisha 'non grata' dhe tashmë kanë mbetur aleatët e vetëm të njëri tjetrit në betejën me amerikanët. 

Jo vetëm shpallja ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si i korruptuar dhe armik i demokracisë por tashmë Berisha ia shton vetës edhe një karakteristikë ‘non grata’ nga Perëndimi, atë të ekstremistit që rrezikon perspektivën evropiane të Shqipërisë.

Lëvizjet ekstreme politike kanë ekzistuar dhe do të ekzistojnë në Evropë dhe kudo në botë. Kudo do të ketë njerëz që urrejnë, gjithmonë do të ekzistojnë, edhe pse fatmirësisht gjithnjë e më pak. Edhe Shqipëria nuk mund të shpëtojë nga këta populistë, të të dyja ekstremeve, që përgjithësisht dalin si kërpudhat pas shiu në momente të vështira që kalojnë kombet. Ishte ‘Agimi i Artë’ në Greqi dhe të gjitha ia pamë fundin. Ka një parti AFD në Gjermani që fillimisht trembi, por gjermanet e braktisën shumë shpejt, duke e katandisur me më pak ulëse në Bundestag. Vetëm Le Pen në Francë shikohet sot si një rrezik real në Evropë, edhe pse humbja ndaj Macron 24 marsin e kaluar ‘shkriu gjakun’ në kancelaritë e perëndimit, duke e konsideruar si një fitore të madhe të të ardhmes së Bashkimit Evropiane.

E djathta ekstreme dekadën e fundit po shihet si një rrezik permanent i vlerave perëndimore, i paqes sociale, i barazisë së njerëzve, i demokracisë në botë, i globalizmit, i ekzistencës së vet aleancave më të mëdha të kombeve sot që përfaqësojnë ëndrrën e një bote të bashkuar te vlerat e humanizmit dhe të drejtave të njeriut. E djathta ekstreme rrezikon sot Bashkimin Evropian. Gjithnjë e më shumë zëra të njohur të analizës politike në kontinent po apelojnë që Evropa të përballet sa më parë me lëvizjen në rritje të ekstremit të djathtë.

Rruga që Berisha po i hap me mundim vetes përpara do të hasë jo thjesht me pengesa, por me humnerën e madhe mes reminishencave të errësirës së shekujve të kaluar dhe vlerave të mëdha të shoqërisë që bota kërkon të ndërtojë. / Shqiptarja.com

K.T./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjergj: 01/05/2022 15:24

    Shqetèsuese nè realitetin shqiptar, shumè mè tepèr sesa njè keqbèrès si Saliu nga Vuçidoli, èshtè mungesa e orientimit tè klasès politike qè merret aq shumè me pasurimin vetjak dhe aspak me mbrojtjen e interesave tè qytetarève qè "i zgjodhèn", mungesa totale e njè vizioni pèr tè ardhmen, qè do kanalizonte energjitè e shoqèrisè dhe do i jepte asaj edhe shpresèn aq tè nevojshme pèr tu identifikuar si shtetas tè njè shteti qè funksionon. Tek i ndjekim lèvizjet e qeverisè, SPAK apo gjykatave, tè krijohet pèrshtypja se, "mosmarrja me Saliun", èshtè mbijetesè pèr vetveten. Parè me syrin kritik, temè debati duhet tè ishte mosfunksionimi i institucioneve, shumè mè tepèr sesa Saliu, Saliu, Saliu. Rreziku mè i madh qè u kanoset shqiptarève sot, èshtè tigri i letrès nè zyrèn e kryeministrisè dhe komshinjtè e Saliut tek Gjiri i Lalzit, qè "drejtojnè" SPAK. Çdo gjè tjetèr, èshtè vetèm pasojè e kèsaj gjèndjeje amullie qè mbahet pèr mendimin tim, ME QÈLLIM. Ndaj vèndi boshatiset. Kush mund tè jetojè nè njè vènd ku "pensioni" mujor èshtè 150 mijè lekè tè vjetra? Ku korrupsioni dhe dallkaukllèku janè metoda pune e administratès shtetèrore? Po vazhdojè kèshtu,,,,,,,na ishte njèherè njè vènd qè quhej Shqipèri.!!!

    Përgjigju
  • Tirana: 01/05/2022 15:02

    Fjalimi i Berishes ne Kuvendin e Rithemelimit te PD , nuk ka asnjevdallim nga fjalimet e Enver Hoxhes ne Kongreset e Partise Komuniste. Pra , lufte pa kompromis kunder IMPERIALIZMIT AMERIKAN , ne HAM BARE dhe idealet nuk i shesim, etj. Berisha nje komunist i pandryshushem , karierist dhe GEN BAJRAKTARI , por qe do te thyej KOKEN e shtrember perballe demokracise amerikane,.

    Përgjigju
  • KASAP GAROQE RËXHËP BULE LEKA [ KEPI ]: 01/05/2022 12:23

    O Salhe bajga ti je burri më i poshtër i Shqipris. Ti je hajdut, kriminel, idjot, psikopat, fashist, anarshist, komonist. Ti i ke duart me gjak e ti kujton se Amerika flet në ajër kot. Amerika ka fakte të pa kundërshtushme për ty da të pret burgu si Pinonçeti o Salhe maloku bajga e qelbur e Shqipris.

    Përgjigju
  • Tjeter koment: 01/05/2022 12:07

    Aktiviteti propagandistik nga shqipfoles grek ne inernet, sidomos ne rrjete sociale, nuk eshte as hipoteze dhe as spekulim. Ka pasur mjaft raste kur profilet me aktivitet te theksuar propagandistik gabimisht kane treguar se jane nga Dropulli. Dhe behet fjale per aktivitet te perditshem. Propaganda eshte poashtu mjaft e sofistikuar. Ajo perfshin edhe komente me permbajtje historike qe eshte aq e sofistikuar sa kuptohet qart se eshte e pergatitur nga profesionta. Por sado te pergatitur te jene, ata gabojn ne menyra te ndryshme dhe ndonjehere e demaskojn veten.

    Përgjigju
  • Shqipfolesi Antishqiptar: 01/05/2022 11:36

    Malok i m*tit mir ta ben Sorrosi qe te shtyp sepse keshtu e meritoni ju maloket thuaj do zoti fiton zgjedhjet e ardhshme Donald Trump qe te bej nongrata Edi Ramen se nje mut jeni rrace e poshter qe viheni ne gare kush te shesi me shume Shqiperine. (Ky koment eshte thjesht nje shembull se si mund te komentoj nje prej trushplarve shqipfoles te paguar nga Athina. Ne nje koment te vetem arrihen disa objektiva: 1. Perdorimi i termit ‘malok’ krijon percarje krahinore. Percarja eshte metod tejet e rrezikshme per kombin. 2. Permendja e teorise konspirative se gjoja vendimi per non-grata eshte ndermarre nga Sorrosi perforcon bindjen te militantet e Berishes se vendimi eshte i pamerituar. Mbrojtje indirekte per Berishen. Nje politikan aq problemtik duhet mbrojtur. 3. Duke share Berishen krijohet iluzioni sikur komentuesi eshte asnjeanes, cka e ben me te pranueshme propaganden. Te njejtin efekt ka edhe teoria idiote se nje administrate e mundshme e Donald Trump do i heqi denimin. 4. Permendja e Rames si politikan qe meriton denim te ngjashem perforcon opinion IDIOT se Berisha dhe Rama jane njesoj te demshem sa njeri tjetri, gje qe krijon pesimizem per te ardhmen. Pesimizmi eshte JASHTEZAKONISHT I RENDESISHEM sepse nxit emigrimin dhe rrenon ekonomine dhe pothuajse cdo aspekt tjeter shoqeror. Akuza per tradheti nga te gjitha palet politike jep poashtu te njejtin efekt. 5. Menyra e komentimit pa kurrefare respekti per rregullat e drejtshkrimit, sidomos nese behet ne menyre te perseritur nga profile te ndryshme, krijon pershtypjen se jemi nje komb injorant. Edhe kjo metod ne vetvete per te rritur pesimizmin dhe per te goditur ndergjegjen kombetare ne menyre indirekte. BENI KUJDES sa ndikoheni nga komentet! Propaganda virtuale me dezinformimi ka vite qe perdoret nga sherbimet informative si mjet lufte per te ndikuar politikisht dhe ekonomikisht ne vendet kundershtare. Mos harroni se Shqiperia konsiderohet vend armik nga Greqia. Qarqe nacionaliste te strukturave serbe mund te jene po aq antishqiptare sa ekstremistet grek!)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Policia në terren: Ka prezencë bore në të gjitha akset rrugore, 2 segmente vështirësi në qarkullim! Mbahet e hapur ‘Rruga e Kombit’

Kukës/ Policia në terren: Ka prezencë bore në të gjitha akset rrugore, 2 segmente vështirësi në qarkullim! Mbahet e hapur ‘Rruga e Kombit’