Kompani të ndryshme, në mënyrë që të jenë funskionare gjatë gjithë kohës kanë krijuar turnet. Edhe pse mund të jenë me rotacion, turn ii dytë dhe i trtë është me të vërtetë i rrezikshëm për shëndetin tuaj. Sipas shkencës kjo i kalon pritshmëritë e trupit, i cili në një kohë kur duhet të flejë është aktiv.
Në rastet kur punoni në turnin e dytë apo të tretë ekspozimi ndaj dritës është i ndryshëm nga ai i turnit normal. Pra ka një moment të ditës kur trupi prodhon më pak melatoninë dhe rrahjet e zemrës suaj janë më të shpeshta dhe një tjetër moment kur ndodh e anasjella.
Duke punuar në turnin e dytë apo të tretë mund të jetë e dëmshme për aftësinë tuaj të të qenit i gatshëm dhe social. Mungesa e prodhimit të melatoninës bën që trupi juaj të prodhojë hormonin e stresit.
Kini parasysh që gjithmonë të flini përpara se të shkoni në punë në mënyrë që mos të ndiheni të fjetur në orarin e punës.