Si po shkojnë betejat në Ukrainë? Të dhënat më të fundit mbi ofensivat e Rusisë në terren

Si po shkojnë betejat në Ukrainë? Të dhënat më të fundit mbi ofensivat e Rusisë në terren

Këtu është një përmbledhje e shpejtë e ofensivave të Rusisë bazuar në analizat më të fundit nga Instituti i Studimit të Luftës.

Kiev: Ndërsa forcat ruse filluan sulme të shpërndara në Irpin dhe Guta-Mezhyhirksa, zona jashtë kryeqytetit, të hënën dhe të martën, ato nuk kanë ndërmarrë ndonjë veprim më të gjerë kundër qytetit në 24 orët e fundit.

Mariupol: Rusia vazhdon të sulmojë qytetin jugor nga lindja dhe perëndimi.

Kharkiv: Forcat ruse po luftojnë me mungesën e municioneve në përpjekjen e tyre për të rrethuar këtë qytet veri-lindor.

Rajoni Kherson: Rusia pretendoi në mënyrë të rreme kontrollin e këtij rajoni të martën, por nuk ka bërë asnjë përparim as në Zaporizhya as në Mykolaiv, pra qytetet kryesore.

Odesa: Rusia nuk është ende gati të nisë një operacion me bazë nga deti kundër qytetit port jugor, pasi ata nuk kanë vendosur trupa në terren atje.
 


Lajmi kryesor:

Gati plan 15 pikësh për paqen? Zelensky në Kongresin e SHBA: Po jetojmë '11 shtatorin'! Bombardohet teatri me civilë në Mariupol! Biden: Putin kriminel lufte! Reagon Kremlini: E pafalshme


G.B./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset