TIRANE - Aktualisht Universiteti i Arteve ka mbi 300 pedagogë, efektivë e të ftuar. Ndërsa tradita e mëhershme ka qenë që japin mësim një numër i madh emrash të shquar personalitetesh të artit shqiptar, profesor që kanë edhe tituj e grada, sot Departamenti i Muzikës tenton të punësojë edhe instrumentistë pa tituj shkencorë.

Mësojmë se në Universitetin e e Arteve, në Fakultetin e Muzikës nga 1995 e deri sot kanë qenë 35 të punësuar. Në këtë numër vëren se një numër më i madh është ai i pianistëve shoqërues.

Madje dhe dy punësimet e fundit, shihet se kërkohet sërish një vend për piano. Akuzat që vijnë në redaksinë tonë janë se: punësohen individët dhe jo pedagogët që u duhen studentëve.

Kriteret e konkurseve janë të veccanta nga njëri-tjetri, madje dallon se cili kandidat do të punësohet. Madje këto ditë në faqen zyrtare shohim se publikohet tek kriteret që kandidati duhet të ketë fituar bursë shtetërore.

Emri i pedagogut që do të japë piano është dikush që ka konkuruar para dy vjetësh dhe nuk nuk fitoi. Tani hapet nje vend për t’u quajtur fitues. Pse i duhet piano shoqëruese shkollës? Që të punësojë individin e caktuar që do fitojë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.07.2013
 
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)