Protestat e Kinës kundër kufizimeve të Covid që shpërthyen gjatë fundjavës duket se janë shuar pas ndërhyrjes së dhunshme të policisë kineze. Një prani e madhe e policisë është raportuar në disa qytete, dhe disa tubime u shtypën ose nuk u realizuan.
Kanë dalë raporte për njerëz që janë marrë në pyetje dhe telefonat e tyre janë kontrolluar. Por kinezët jashtë shtetit kanë vazhduar protestat, në të paktën dhjetëra qytetesh anembanë botës.
Demonstratat e fundjavës së kaluar ishin rritur pas një zjarri në një bllok të lartë në Urumqi, në Kinën perëndimore, duke vrarë 10 persona të enjten. Besohet gjerësisht se banorët nuk mund t'i shpëtonin zjarrit për shkak të kufizimeve të Covid, por autoritetet lokale e kanë kundërshtuar këtë.
Si rezultat, mijëra persona dolën në rrugë për ditë të tëra, duke kërkuar fundin e bllokimeve për Covid duke bërë edhe thirrje që presidenti Xi Jinping të tërhiqej nga pushteti.
Por të hënën, protestat e planifikuara në Pekin nuk ndodhën pasi oficerët rrethuan pikën e mbledhjes së protestuesve. Në Shangai, barriera të mëdha u ngritën përgjatë rrugës kryesore të protestës dhe policia bëri disa arrestime. Një tjetër protest në rajonin Hangzhou është ndalur pasi policia vijoi me arrestime të shpejta të personave që ishin mbledhur për të protestuar.
B.V/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
42.6%
-
JO
45%
-
NUK E DI
12.4%
Vota total: 242
Lajme të tjera
-
Macron kaloi reformën e pensioneve, opozita franceze inicion 2 mocione mosbesimi në parlament por dështon! Qeveria në këmbë për 9 vota
20 Mars, 21:44
-
Protestat e dhunshme, Gjeorgjia tërheq ligjin për 'agjentët e huaj'
9 Mars, 08:49
-
Alba Malltezi: Oborri plot me Range Rover e Benz-Mercedesa, protestuesit vend gati te kangjellat
3 Mars, 12:00
-
VIDEO/ Ku është burrëria kur ti vret një grua? I vetëm me pankartë në dorë, 46-vjeçari protestë në Fier
2 Mars, 10:08
-
Arrestohen protestuesit në Rusi, pikturuan rrugën jashtë ambasadës me ngjyrën e flamurit ukrainas(Foto)
23 Shkurt, 13:58
-
(Pseudo) pedagogët e universiteteve
22 Shkurt, 15:11
-
Zelensky: Nëse Kina bëhet aleate me Rusinë, shpërthen Lufta e Tretë Botërore
20 Shkurt, 17:11
-
Zyrtari i lartë kinez: Lufta Rusi-Ukrainë nuk mund të vazhdojë më! Do të paraqesim një plan për paqe
18 Shkurt, 18:52
-
Sula: S’më pëlqen fjala revolucion! Rama të iki, opozita e Berishës s’e ngjall shpresën! Gjyqtarët të mos ndikohen nga presioni i protestës për vulën e PD
16 Shkurt, 09:24
-
Kaos në seancë, ‘deja vu’ e opozitës me bllokim e bilbila! Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e Nikollës, voton edhe Rama! Më 2 mars debati për McGonigal
16 Shkurt, 07:47
-
Opozita presion gjykatës më 3 mars? Berisha dhe Meta: Protestë epike, gjyqtarë urdhërohen nga Rama! Alibeaj s'mund të pranohet, bie sistemi i drejtësisë
15 Shkurt, 13:26
-
Pse është e urryer panorama e protestës së 11 Shkurtit
9 Shkurt, 18:05