Si të mobilosh shtëpinë
me harmoni

Si të mobilosh shtëpinë<br />me harmoni
Filluam shkrimet tona mbi mobilimin, duke folur për feng shui, disiplinën mijëravjecare, qëllimi i së cilës është arritja e harmonisë së brendshme dhe të jashtme të njeriut me ambjentin, në një lojë reciproke ndërveprimesh energjie, të kushtëzuar edhe nga ambjente të mobiluara në mënyrë të shëndetshme dhe të rehatshme. Pastaj folëm për “lojën” e riciklimit të materialeve të destinuara për t’u shkatërruar, që jo vetëm josh bricoleur dhe të pasionuar pas atyre që bëjnë gjërat vetë, por edhe mobiluesit. Ç’mund të themi për karriken e stiluar nga rekuperimi i xhinseve që sapo ka dalë në treg? Janë lëvizje dhe reagime që vijnë nga një kriizë botërore ekonomike por që mbeten stimuj pozitivë dhe krijues. Pra të flasësh për mobilimi sot, do të thotë të nisesh nga vëzhgimi i ndryshimevë të shoqërisë sonë dhe në të njëjtën kohë të prekësh një temë tepër të ndjeshme dhe “intime”: shtëpia jonë, mënyra sesi jetojmë dhe sesi ajo na pret. Me këtë shpjegohet edhe suksesi i shumë formateve televizive që i kushtohenmobilimit dhe në shumë vende të botës. Parrulla? “Rinovojmë së bashku shtëpitë tona”. Mund të gjejmë sugjerime të cmuara dhe ide për ristrukturimin e ambjentit, përmirësimin e mobiljeve ose thjesht të plotësojmë dëshirën tonë për të ndërruar mobilimin.

Mund të flasim për objekte, si të dobishme ashtu edhe dekoruese, për cohat dhe ndriçimin si dhe gjithçka që e bën funksionale ambjentin ku jetojmë. Shtëpia bëhet në këtë mënyrë një organizëm i vërtetë, kujdesi për të cilën është i lidhur ngushtë me ne dhe ndjenjat tona. Në këtë kuptim mobilimi i shtëpisë sonë nuk do të thotë vetëm krijimi i një ambjenti që na pret me ngrohtësi, por edhe plazmimi i ambjentit tonë duke e bërë të dallueshëm dhe të njohur së pari për ne dhe pastaj për të tjerët. Kontributi i mobiluesit, interior designer, është i çmuar dhe i pazëvendësueshëm, por të gjithë ne prefeojmë të bëjmë sipas shijeve tona në zgjedhjen e ngjyrave apo mobiljeve. Duke u informuar dhe duke mësuar që të njohim se cfarë na pëlqen dhe na duhet, duke kultivuar shijen personale me krijimin e një ‘atmosfere shtëpie, fitohet padyshim një kënaqësi më vete. Oferta në treg, favorizon maksimumin e lirisë të frymëzimit, duke na orientuar drejt stileve të ndryshme, me prejardhje dhe epoka të larmishme. Ajo që ka rëndësi në këtë procez është dozimi dhe harmonizimi.

Kush pëlqen shijen paksa ’ retro’ të objekteve që janë pjesë e historisë së dizajnit mund të kërkojë për objekte origjinale, por të modernizuara të shekullit njëzet. Të pasionuarit pas vintage do të zgjedhin objekte jashtë serisë, por të një cilësie të mirë dhe linja që evokojnë një periudhë kohe të së shkuarës: elektroshtëpiake ndoshta jo më funksionale por të bukura dhe të firmuara. Nostalgjikët e kohëve apo stileve të jetës mund të zgjedhin baulet e vjetra, valixhet e lëkurës, ndoshta të vjetëruara por të mbushura plot me shenja që kujtojnë udhëtime të gjata.
Nëse ju pëlqen stili vintage, por nuk doni që të hiqni dorë nga prakticiteti, mund të blihen objektte të vjetra q ëkanë hyrë në historinë e dizajnit, por të rinovuara sipas teknologjive më të fundit. Televizorë, radio, impiantë stereo.
Kush nuk dëshiron efektin e vjetërsisë false, por kërkon pamjen e cmuar të antikes do të preferojë të shtojë ndonjë pjesë antikuari. Do të zgjedhë mobilje dhe objekte të krijuara jo përtej 800-ës ,nga ebanistë, apo artistë-artizanë. Por të flasësh për antikuaret do të thotë të hapësh një kapitull të ri dhe të madh. Mjafton të them për momentin që zgjedhja e një mobiljeje të vjetër do të thotë distancim nga moblijet e realizuara në seri, sigurisht që funksionale dhe mjaft elegante, por të kufizuara në vlerë artistike për shkak të riprodhimit të saj. Në të kundërt mobiljet antike, shpesh të krijuara për të pasuruar ambjente luksoze, përmbajnë një unicitet që trashëgohet brez pas brezi, shtëpi pas shtëpie dhe dorë pas dore. Por sot preferohet shumë që të bashkohet modernja me antiken sidomos në rast se kombinimi bëhet me shije, në lojën me epoka të ndryshme jo vetëm që mobilja antike do të ruajë individualitetin e vet, por edhe atmosfera që do të krijojë do të jetë “pa kohë”. Natyrisht që një mobilje antike, ndoshta e cmuar duhet trajtuar me dashuri! Duke u kujdesur për mobiljet tona, do të mundemi jo vetëm të gjallërojmë ose të të rrisim bukurinë apo vlerën e tyre, por edhe t’i mbajmë funsksionale dhe të dobishme. Gjithashut mësojmë që ‘t’i njohim dhe zbulojmë gjëra të reja, mbi mënyrat e dikurshme të të jetuarit, ose mbi historinë e zakoneve të një vendi për të cilin është menduar një mobilje e caktuar. Së fundi duke përdorur për mirëmbajtjen e tyre, produkte të përshtatshme me materialin që kanë, natyralë dhe ekologjiikë 100 për 100, do të garantojmë harmoni për shtëpinë tonë e do të tregojmë edhe njëherë vëmendje e ndjeshmëri për ambjentin.

Marre nga FUNDJAVA e perjavshmja e gazetes Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Çudira shqiptare, Apolonia e fillon ndeshjen kundër Partizanit me 9 lojtarë! Arsyeja

VIDEO/ Çudira shqiptare, Apolonia e fillon ndeshjen kundër Partizanit me 9 lojtarë! Arsyeja