Si të organizoni një fundjavë 
romantike me partnerin/en tuaj

Si të organizoni një fundjavë <br />romantike me partnerin/en tuaj
Do të habiteshit se sa shumë mund të mësoni nga një arratisje romantike me partnerin tuaj. Prandaj është shumë e rëndësishme të gjeni kohë për të shkuar diku, për të kaluar bukur dhe të njihni më mirë njëri-tjetrin. Planifikoni një fundjavë për t’u larguar nga përditshmëria, pavarësisht fazës në të cilën ndodhet marrëdhënia juaj. Më poshtë po ju listojmë disa këshilla që ta bëni edhe më të bukur kohën e kaluar me partnerin tuaj.

1. Qëndroni me këmbë në tokë
Edhe në rastet ideale, do të ketë problem. Një problem gjatë rrugës, dhimbje koke, një portofol i humbur. Nuk mund të jesh i përgatitur për gjithçka dhe nëse shpresoni për fundjavën më të bukur që keni kaluar ndonjëherë, do të zhgënjeheni. Kujtojini vetes që keni nevojë për një arratisje të ëmbël dhe nuk shqetësoheni nga telashet e vogla që ju dalin rrugës.

2. Bisedoni bashkë për shpenzimet
Bëni një bisedë të sinqertë për ndarjen e financave përpara se të niseni. Nuk është seksi, por do t’ju kursejë stresin kur të vijë koha e faturës. Mbase ndani gjithçka, ose partneri juaj paguan hotelin dhe ju mbuloni shpenzimet e ushqimit.

3. Flisni me kode
Ti ke huqe të bezdisshme, edhe unë po ashtu. Dhe duhet të qëndrojmë të mbyllur në një dhomë hoteli me përmasat e një makine. Gjeni një kod që vetëm ju mund ta kuptoni sa herë që acaroni njëri-tjetrin. Gjeni një term qesharak, kështu do të jetë edhe më e lehtë ta shprehni në publik pa krijuar një situatë të sikletshme.

4. Mos planifikoni shumë gjëra
Mbani mend, po udhëtoni për t’u relaksuar. Muzeu do të jetë aty edhe vitin tjetër. Nëse të dy keni ide të ndryshme për t’u argëtuar, ndani kohën. Ti shko në palestër në mëngjes, ndërsa partneri fle gjumë. Pak pushim nga njëri-tjetri nuk ju bën keq.

5. Kaloni kohë në ambiente të hapura
Eshtë thelbësore të bëni ecje, xhiro me biçikletë apo të notni, gjithçka që ju lejon klima. Asgjë nuk është më e këndshme sesa të luani bashkë në ajër të pastër.

6. Jini mirënjohës
Përpiquni të sillni ndërmend kohët e beqarisë dhe se sa shumë ëndërronit të kalonit fundjava larg me personin që pëlqenit. Mos e nënvlerësoni. Të udhëtosh me njeriun e zemrës është një nga kënaqësitë më të mëdha të jetës, aq më tepër nëse është dikush që të pëlqen ta puthësh.
cift
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën