Si të kujdeseni për lëkurën në stinën e pranverës

Si të kujdeseni për lëkurën në stinën e pranverës

përkujdesja e lëkurës në pranverë

Pranvera tashmë ka ardhur dhe bashkë me të edhe rrezet e forta të diellit, të cilat janë mjaft të dëmshme për lëkurën. Me ardhjen e pranverës, lëkura ka nevojë për përkujdesje të veçantë. Në këtë periudhë këshillohet një pastrimi i thellë i fytyrës pasi është një nga proceset e para që duhet të bëjmë pasi i kthejmë lëkurës shkëlqimin e duhur. Konsumimi i ujit ndihmon në hidratimin e lëkurës dhe më e rëndësishme në këtë stinë është përdorimi i kremit me filtër mbrojtës.

Dermatologët thonë se koha e aplikimit të kremrave, mënyra apo sasia e aplikimit të tyre, janë mjaft të rëndësishme. Kremi duhet të aplikohet në lëkurë të paktën 20 minuta përpara se të ekspozohemi në diell. Sasia e këshillueshme e kremit është 5 ml, që duhet të aplikohet në fytyrë dhe në qafë. Përdorimi i kremit mbrojtës ndikon pozitivisht edhe nga ana shëndetësore duke ulur riskun për kancer të lëkurës  dhe shmangien e problemeve me nishanet. Po ashtu kremi mbrojtës nuk lejon daljen apo shtimin e njollave kafe  si dhe parandalon plakjen e parakohshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë