Si të mbani erë të mirë gjithë ditën! Nuk ka lidhje me parfumin

Si të mbani erë të mirë gjithë ditën! Nuk ka lidhje me parfumin

Foto Ilustruese

Çdo person ka aromën e tij karakteristike, dhe i pëlqen apo jo është unike. Disa mbajnë një erë mjaft të veçantë saqë i ndjeni menjëherë sapo futen në ambjentin ku ndodheni edhe ju. Nëse mbani një aromë që nuk ju pëlqen ju drejtoheni direkt tek parfumi, por ai nuk zgjidh gjithçka. Duhet të dini se të aplikuarit parfumit një herë në mëngjes nuk do të bëjë që ju të mbani erë të mirë gjatë gjithë ditës.

Pas disa orëve do t’ju duket sikur ju do të mbani erë djersë e vërtet mund të mos ndiheni të freskët. Por ekzistojnë disa truke që sjellin aromëne  mirë drejt jush. Aplikoni antidjersën përpara se të shtriheni. Thajeni mirë lëkurën përpara se të lyheni me deordorant.

Nëse mendoni se djersa juaj është tepër e fortë në darkë gjithashtu mund të përdorni pak alkool të bardhë si vodka për të sterilizuar këtë zonë. Femrat apo meshkujt të cilët mbajnë aromë 1 kilometër larg, nëse lahen, lyhen me krem e me parfum të së njëjtës linjë. Duke vendosur në trup shtresa të produkteve të ndryshme me të njëjtën aroma, pa dyshim që kjo e fundit do të depërtojë thellë në hundën tuaj.

Sprucojeni parfumin në vendet më të ngrohta të trupit tuaj si kyçe, pas veshit, në bark dhe pas gjunjëve dhe menjëherë pas dushit kur trupi juaj është paksa i njomë. Përpara se të lyheni me parfum, lyjeni trupin me një krem. Në këtë mënyrë parfumi do të qëndrojë më gjatë dhe aroma do të jetë më intensive.

Ruajini parfumet siç duhet. Ekspozimi ndaj temperaturave të larta dhe lagështisë prish molekulat e parfumit. Asnjëherë mos i mbani parfumet në tualet, por gjithnjë në një vend të thatë dhe pa lagështirë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Incident ajror në Korenë e Jugut, CEO i 'Jeju Air' u kërkon falje familjeve të viktimave dhe përulet

Incident ajror në Korenë e Jugut, CEO i 'Jeju Air' u kërkon falje familjeve të viktimave dhe përulet