Si të ngremë dolli me fqinjët në kohë koronavirusi duke respektuar distancimin social...ideja gjeniale vjen nga Italia

ITALI- Italia është një nga shtete më të prekura nga koronavirusi, megjithatë në këto ditë të vështira, ka dalë në pah ana e tyre më kreative.

Në Itali pamë të mbaheshin koncerte në ballkonet e shtëpi për të thyer monotoninë, të duartrokiten nga shtëpia nga të gjithë qytetarët njeherazi mjekët në shenjë falenderimi për punën e bërë, por ka dhënë edhe një shembull të mirë se si mund të festojmë dhe të ngremë dolli me miqtë pa thyer rregullat dhe distancimin social.

Disa fqinjë në një lagje të Italië kanë pasur një ide gjeniale. Gotat i kanë vendosur në një shkop të gjatë, ku u lejojnë që të ngrenë një dolli që nga ballkonet e shtëpive. Kjo video është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale dhe pse jo është për t'u marrë shembull edhe nga shumë vende të tjera për të kuptuar se mund të festojmë, por pa rrezikuar jetën e askujt.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

KFOR dhe Lista Serbe bisedojnë për zhvillimet e fundit të sigurisë

KFOR dhe Lista Serbe bisedojnë për zhvillimet e fundit të sigurisë