Xaxiq - Salcë kosi me erëza dhe kastravec
Përbërësit:
- 2/3 kastravec i madh
- 220 gr kos i trashë
- 1-2 thelpi hudhër
- 1 limon
- Vaj ulliri
- Majdanoz
- Koper
- Kripë
Përgatitja:

Qërojmë kastravecin dhe e kalojmë në rende, më pas e përziejmë me vaj ulliri, kripë dhe lëng limoni. E lëmë të kullojë në një sitë. Rrahim kosin mirë, shtojmë thelpinjtë e hudhrës, kastravecin e grirë, koperën dhe majdanozin. Në fund shtojmë vaj ulliri dhe kripë.
Komento
Komente


Xaxiq???????????? !!!Duket me interesante kur thuhet ne greqisht ,se kemi nje jete qe flasim gjuhen e bukur shqipe!!!!!
Përgjigju