Si të veproni në rast kontraktimesh në stinën e verës, fizioterapisti Faton Daci jep këshillat

Si të veproni në rast kontraktimesh në stinën e verës, fizioterapisti Faton Daci jep këshillat

Foto ilustruese

Fizioterapia është degë e pandashme e mjekësisë, rëndësia e së cilës është shumë e madhe në çdo stinë.Por kontraktimet më të shpeshta gjatë stinës së verës janë kryesisht ato që lidhen me ujin, të ftohtin, hedhjet nga lartësitë, ecjet në bregdet, etj. I ftuar ditën e sotme në programin 'Rreze dielli', mjeku fizioterapist Faton Daci, shpjegon shkaqet e kontraktimeve muskulare dhe ndan këshillat që duhet të kemi parasysh kryesisht gjatë verës.

'Së pari, zakonisht vijnë nga neglizhenca e kontrakimeve muskulare,  pasi në momentin që kemi një kontraktim kronik, dhe ne futemi në mëngjes në det dhe dalim pa u fshirë direkt, nëse fryn erë, sado që të jetë nxehtë, e kontrakton muskulaturën, kështu që si këshillë vjen që sapo të dalim nga deti, menjëherë duhet të thajmë trupin, pastaj mund të rrimë në rërë, në diell pa problem. Edhe në kushte shtëpie absolutisht, ka automasazh, por edhe ky duhet të këshillohet nga mjeku, pra nga një fizioterapist, jo vetë nga mendja e pacientit, por me praktikë të disa ditëve pacienti mësohet se si të bëjë automasazh, dhe nga cila anë në cilën anë t'i kryejë lëvizjet, dhe në kushte shtëpie, duke e ngrohur me një borsë ose me një tharëse apo me rezistenca të ndryshme.'- tha fizioterapisti Daci

Fizioterapsiti Faton Daci në studion e "Rreze Dielli"

Një tjetër rrezik i madh tani në verë janë hedhjet me kokë në ujë nga lartësi të ndryshme. Për fat të keq raste dëmtimesh apo kontraktimesh të tilla nuk kanë shpëtim apo shërim, kanë vetëm përkujdes dhe mirëmbajtje nga fizioterapistët, ndaj duhet theksuar thirrja për të pasur kujdes gjatë zhytjeve me lartësi të mëdha, në mënyrë që vizibiliteti i ujit të mos e gënjejë syrin dhe të mos shndërrohet në shkakun e një pasoje fatale.

Përsa i përket mitit të të bërit not, si një mënyrë kurative që ndihmon në shërimin e muskujve, fizioterapisti Faton Daci shprehet:

'Këshilla e parë që jepet nga mjekët zakonisht është: 'Bëj not', por çfarë ndodh? Në momentin që kemi një kontraktim muskular të qafës, apo rast të spontliatrozës, dhe mjeku i ka thënë personit në fjalë që të bëjë 10 ditë not se do të bëhet më mirë, personi bën not dhe bëhet më keq. Ndoshta nuk kemi një kulturë të mirë të notit. Noti nuk duhet të bëhet me kokën jashtë, pasi absolutisht ndikon në kontraktimin e muskujve, gjithë qëllimi i ujit është që pesha është më e lehtë, graviteti është shumë i lehtë dhe noti duhet të bëhet në mënyrë simetrike dhe korrekte. Ndaj kur u rekomandohet noti këtyre pacientëve është mirë të bëjnë një kurs, një trajnim të paktën dy ditor me një notar me eksperiencë, pastaj të bëjë not.',- tha Daci në studion e "Rreze Dielli"

Ndërsa për të gjithë ata/ato që u pëlqen ecja ose vrapi buzë deti, mbi një terren ranor, specialisti Faton Daci këshillon:

'Para ecjes, duhet të bëhen patjetër nxemje të kaviljes, rrotullime majtas-djathtas, qëndrim në majtë të gishtave, pak vrap në vend, ndërsa në rastet e kaviljeve që mund të ketë pasur një traumë të vjetër është mirë të fashohet, jo të ecet pa fashua, sepse e provokon ecja, dhe këshilla kryesore për personat që kanë probleme me kaviljen është përdorimi i menjëhershëm i akullit dhe deri në 10 ditë akull. Uji i ngrohtë dhe sapuni në mënyrë kategorike jo. Në rast se ikën gjithë edemat dhe pas 10 ditësh kemi përsëri dhimbje mund të përdorim proçedura të ngrohta. '- u shpreh fizioterapisti Faton Daci nga studio e "Rreze Dielli"

Përsa u takon mjekimeve popullore, ato sigurisht janë gjithmonë efikase por të përdoren në momentin e duhur.

'U them edhe pacientëve të mi, bëji me mjekime popullore, me qepë me kripë, me të nxehtë, me të ngrohtë, por ka periudhat e veta kur duhet të bëhen. Në fillim, deri për 10 ditë duhet vetëm skull, asgjë tjetër.'

Fizioterapsiti Faton Daci në studion e "Rreze Dielli"

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!