Biznesmeni Mondi Mëhalla u gjet i vrarë mbrëmjen e sotme brenda një mjeti pranë karburantit të tij në Elbasan. Sipas deklarimeve nga vendngjarja dhe pamjeve të kamerave të sigurisë, biznesmeni sapo kishte dalë nga zyra e karburantit dhe ishte futur në automjetin e tij. Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema bëjnë me dije se autorët kanë qëlluar disa herë me pistoletë në drejtim të tij, ndërsa dy prej plumbave e kanë goditur në kokë.


Lajmi kryesor:

Vritet me 2 plumba në kokë biznesmeni në Elbasan, u qëllua në karburantin e tij sapo hipi në 'Range Rover' (EMRI+FOTO+VIDEO)