TIRANE- Eleni Basho u vra më 2 shkurt të këtij viti në Shkozë të Tiranës. 35 vjeçarja u ekzekutua me një plumb pistolete.
Viktima ishte duke u kthyer për në shtëpi dhe është qëlluar vetëm nga një plumb. Eleni ishte nëna e dy fëmijëve 11 dhe 13 vjeç banonte në zonën e Shkozës në kryeqytet së bashku me burrin e saj Ilian, ky i fundit biznesmen në tregtimin e medikamenteve dentarë.
Për gjatë gjithë ditës ajo kishte qenë në punën e saj si laborante dentare, ndërkohë teksa ishte duke u kthyer në shtëpi është qëlluar për vdekje. Autori është treguar i pamëshirshëm, duke mos i lënë mundësi ti përqafonte për herë të fundit dy fëmijët e saj, që atë ditë nuk kishte mundur ti shihte që kur i përcolli në shkollë. Çifti jetonte në dy vila dhe sipas komshinjve, njiheshin si persona të urtë që gjatë gjithë ditës e kalonin duke punuar. Eleni Basho ishte nga Gjirokastra, prandaj edhe trupi i saj u varros aty. Për vrasjen e Eleni Bashos u akuzua bashkëshorti i saj Ilia Basho. 20 ditë nga vrasja e laborantes dentare, Eleni Basho policia e Tiranës deklaroi se kishte arritur ta zbardhë, dhe të vërë në pranga si organizator të vrasjes, Ilia Basho, bashkëshortin e viktimës.
Vrasja e Eleni Bashos më 2 shkurt, tronditi mbarë opinionin. Por, vetëm tre muaj pas prangosjes se Ilia Bashos, të dyshuarit kryesor për vrasjen e Eleni Bashos, gjykata vendosi ta lërë të lirë Ilia Bashon, bashkëshortin e Elenit, për mungesë provash. Edhe sot mbetet ende mister se kush është vrasisë i 35 vjeçares Eleni Basho.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com