TIRANE- Me nismën për heqjen e Kreshnik Spahiut nga posti i nënkryetarit të KLD-së, maxhoranca ndërmerr nismën për shkarkimin e njeriut që ajo vetë kishte propozuar në 2007 për një nga tre postet e anëtarëve që propozohen nga Kuvendi për Këshillin e Lartë të Drejtësisë.
Në 2007 Kreshnik Spahiu është propozuar nga maxhoranca e kryeministrit Berisha, për postin e një prej 3 anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në seancën e 19 korrikut 2007, Spahiu arriti të miratohej vetëm me votat e maxhorancës, 69 vota, ndërsa 11 deputetë të opozitës që ndodheshin në sallë votuan kundër tij. Madje opozita ka pasur qëndrim të ashpër ndaj emërimit të tij, por dhe për faktin se kërkoi kohë më shumë për të propozuar edhe ajo kandidatë alternativë përballë tij.
Ben Blushi, në atë kohë kreu i grupit parlamentar akuzoi PD-në se po shpërblen Spahiun me emërimin e tij si anëtar të KLD-së, duke manipuluar shifrat e korrupsionit, kur ishte drejtues i zyrës Antikorrupsion, e njohur ndryshe si CAO.
“Jeni në shkelje të rregullores, sepse kur miratuam kalendarin me punime, kjo pikë nuk ka qenë. Jepini mundësi grupeve të tjera parlamentare që të shprehin kandidatë alternativë. Ky zotëria ka qenë sponsor për ligjin e KLD-së, për çfarë e amendoi ky këtë ligj, për t'u futur vetë. Ka katër vjet që manipulon shifrat e korrupsionit për t'u futur në KLD. Çfarë është ky njeri që votohet vetëm në parlament pa kandidatë alternativë, ju edhe Bamirin po e fusni me kandidaturë alternative"- pat deklaruar Ben Blushi në seancën parlamentare të datës 19 korrik 2007.
Më 16 nëntor 2007 në Këshillin e Lartë të Drejtësisë u votua unanimisht për vendosjen e Kreshnik Spahiut në postin e nënkryetarit të KLD-së, duke zëvendësuar Ilir Pandën të cilit i kishte skaduar afati.
(sg.shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
9.5%
-
Pak
9.5%
-
Aspak
81%
Vota total: 21
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama në QSUT: Një grup kriminelësh në Onkologjik shkaktuan një situatë dramatike! Sot situata është më optimiste
24 Janar, 12:05
-
Aksident i trefishtë në Elbasan, makinat përplasen me njëra tjetrën
24 Janar, 12:00
-
Partneriteti i QSUT me spitalin izraelit, Rama: Synohet ngritja në nivel europian! Izraelitët do sjellin kulturë menaxhimi, dije dhe qasje strategjike
24 Janar, 11:56
-
Lulzim Basha ‘huazon’ parti tjetër për zgjedhjet, Gjykata e Tiranës: S'ka kërkesë për regjistrimin e Endri Hasës si kryetar të ndonjë partie
24 Janar, 11:55
-
Në mbrojtje dhe sulm, Partizani bën dy afrime në pak orë
24 Janar, 11:42
-
Tiranë/ Partneriteti i QSUT me 'SHEBA Medical Center', Rama: Aleancë strategjike, duke filluar me transformimin e Onkologjikut
24 Janar, 11:37
-
Jorida Tabaku: Qeveria po bën gati 400 milionë euro për projekte elektorale, në kundërshtim me ligjin
24 Janar, 11:36
-
Vrasja e postierit në Kamzë/ Pistë hetimi dhe konflikti i dy vëllezërve muajt e fundit me disa persona të zonës ku u ekzekutua
24 Janar, 11:26
-
Lakër turshi me kimë në furrë nga zonja Albana
24 Janar, 11:24
-
BE konfirmon Sorensenin emisar për dialogun Kosovë-Serbi
24 Janar, 11:16
-
Zyrtare/ Trajneri Rudi Garcia ulet në stolin e Belgjikës
24 Janar, 11:05
-
‘Qëndroni në shtëpi’, Sarajeva në alarm nivelin e smogut, qytetarët me maska (VIDEO)
24 Janar, 10:59