VLORE - Një nga arsyet e dështimit të ligjit antiduhan, janë ryshfetet. Të paktën, kështu është përfolur gjithmonë. Inspektorët që kontrollojnë lokalet, duket se vënë gjoba për xhepin e tyre, gjë që faktohet edhe nga pirja e duhanit në çdo lokal.
Kështu duket se vepronin edhe tre të arrestuarit e djeshëm në Vlorë. Një ditë para se të viheshin në pranga, në polici kishin shkuar 4 denoncime të ndryshme për ta, duke i akuzuar se, “në këmbim të gjobës që mund të merrnin, pronarët e lokaleve duhet të paguanin 50 mijë lekë dhe duhani do të lejohej”. Duke qenë se, sipas policisë, ata ishin prej një muaji nën vazhdim, është ngritur dhe kurthi.
ARRESTIMET
Dje në mëngjes, tre “shefat antiduhan”, në Drejtorinë e Shëndetit Publik të Vlorës, kishin dalë nga shtëpia me një qëllim të qartë; duhet të shkonin në lokalet që kishin lënë takim, për të marrë nga pronarët e tyre lekët dhe në to mund të pihej lirisht duhan.
Madje, për disa kohë, ata nuk do t’i shqetësonte askush. Pasi janë paraqitur në zyrë, dy inspektorët e Higjenës dhe shefi i tyre, kanë behur në lokalet ku kishin lënë oraret. Janë ulur, kanë pirë diçka dhe pranë tyre, është ulur pronari i lokalit.
Sapo ai iu ka zgjatur lekët, në tavolinë iu kanë behur “klientë” tjerë të lokalit, të cilët nuk ishin asgje tjetër veçse oficerë civilë, duke i arrestuar në flagrancë.
KURTHI
Prej një muaji, sipas Drejtorisë së Policisë së Vlorës, ndaj Gazmir Mundos, Pandeli Bilbilit dhe mjekes Afroviti Gjyli, kishin mbërritur disa denoncime nga pronarë baresh e restorantesh, “se ata kërkonin lekë në formë ryshfeti, me qëllim që të mos i gjobisnin, pasi në këto lokale pihej cigare”.
Madje, sipas të njëjtave burime zyrtare, vetëm ditën e enjte, në komisariat kishin shkuar 4 qyyetarë të ndryshëm, të cilët kishin formosur denoncimet. Por, duket se ky ka qenë fundi i “biznesi” për tre punonjësit e shtetit. Gjatë gjithë kohës, për afro një muaj, ata mbaheshin të mbikqyrur nga policia.
Ka të ngjarë, që policia, në bashkëpunim me ndonjërin prej pronareve të lokaleve që kanë denoncuar, të kishte bërë planin, “që lekët të mos u jepeshin në momentin e kontrollit, por t’u lihej një takim, po në lokal, të nesërmen”.
Pra, ata duhet të riktheheshin në lokal për të marrë lekët, gjë që duket se nga kjo e ka marrë emrin edhe operacio i policor, që është quajtur “Rithkimi”. Kështu duket se ka ndodhur, pasi një ditë më parë, policia ishte sinjalizuar nga njëri prej denoncuesve të mëparshëm, se të premten paradite ishte lënë takimi.
Kështu ka ndodhur. Më parë, disa inspektorë policie, të veshur civilë, janë ulur në lokal si klientë të zakonshëm, në pritje të “gjahut” të tyre. Kurt re të arrestuarit janë paraqitur në lokal dhe pranë tyre ka shkuar pronari, për t’ju dorëzuar dhe lekët. Sapo njëri prej tyre i ka futur ato në xhep, pranë tavolinës kanë shkuar policët civilë, duke u komunikuar arrestimin.
SHKARKIMI
Menjëherë pas arrestimit, është bërë zyrtar dhe shkarkimi i tyre. Sipas Pëllumb Pipero, Drejtor i Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, pas arrestimit, tre të arrestuarit janë pushuar nga detyra, ndërsa është paralajmëruar për largim, kryeinspektori sanitar i Vlorës, Leonard Sinani.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 09.032013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com