Si u lexua nga politika "Venecia"
Fitore e opozitës a mazhorancës?

Si u lexua nga politika Fitore e opozitës a mazhorancës?">
TIRANE -  Për maxhorancën Komisioni i Venecias legjitimoi variantin e saj të reformës në drejtësi, me përjashtim të detajeve teknike që do të zgjidhen me opozitën.
 
Sipas kryetarit të komisionit të posaçëm të kësaj reforme, Fatmir Xhafaj, Venecia rikonfirmoi zgjedhjet që maxhoranca ka bërë për këtë reformë: strukturën e re të drejtësisë, madje dhe masat drastike dhe urgjente që parashikohen në të. Nëse çdo gjë shkon mirë, me konsensusin e opozitës, reforma sipas Fatmir Xhafës mund të miratohet brenda marsit. 

"Përfundimisht, ka konfirmuar strukturën institucionale me modelet dhe zgjidhjet teknike të propozuara në projektin kushtetues. Ne i vlerësojmë si të pranuara vlerësimet dhe rekomandimet e këtij draft opinioni dhe jemi vullnet plotë për ti përmbushur rekomandimet e bëra", - tha deputeti i Partisë Socialiste.

Konferenca për shtyp e Fatmir Xhafaj

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot