Si u tall Basha me gjeneralin Piro Ahmetaj

Si u tall Basha me gjeneralin Piro Ahmetaj

Sot në PD-në e Vlorës ka plasur debati dhe konflikti me Lulzim Bashën, kryesinë qëndrore dhe Këshillin Kombëtar që miratuan listën me emra formalë dhe të papranueshëm për degën e PD në Vlorë.

Në mbrëmje është mbledhur dega lokale e Vlorës ku është diskutuar lista dhe me një qëndrim unik Kryesia e degës, kryetari dhe kandidati i parë i listës, drejtuesi politik i qarkut të Vlorës Bujar Leskaj kanë deklaruar se do të dorëhiqen dhe nuk do të marrin pjesë në fushatë në rast se Lulzim Basha nuk i ndryshon listat.

Lista e Bashës në qarkun Vlorë është jopërfaqësuese dhe jofituese, por një listë humbëse.

Prej gati dy-tre orësh vazhdojnë debatet dhe përplasjet, ndërkohë që Basha ka dërguar Agron Kulicin ish drejtorin e Policisë për të negociuar me Kryesinë e degës dhe me Bujar Leskajn.

Nga ana tjetër, kjo situatë ka ardhur edhe pas shpalljes që i ka bërë Lulzim Basha me shumë kandidatë të ndryshëm në gjithë Shqipërinë. Një prej tyre është edhe gjenerali Piro Ahmetaj, i cili ka qenë këshilltar i ish presidentit Bujar Nishani, më pas këshilltar për Mbrojtjen i presidentit Ilir Meta, i larguar nga detyra sëfundmi, pasi është thirrur në PD dhe i është kërkuar nga Lulzim Basha të kandidojë për deputetë në qarkun e Vlorës.

Gjenerali, duke marrë fjalën e Lulzim Bashës, ka shkuar në Vlorë, ka hapur edhe zyrat elektorale, ka filluar edhe aktivitetin e tij politik për të kandiduar. Ai ka filluar edhe aktivitetin e tij në rrjetet sociale, ku pak ditë më parë në Facebook ai shkruante se në 25 prill do të jetë dita kur shqiptarët do të arrijnë të rrëzojnë këtë pushtet me votë për një Shqipëri demokratike si e gjithë Europa.

 “Mashtrimet e gallataxhiut miletit – Rama si dhe kryesekserit të zgjedhjeve Gjiknuri, për plotë 9 mijë e 757 qytetarët e qarkut të Vlorës që kanë legalizuar banesat (2008 – 2013).

Grabitjen më poshtërsisht se nga pushtuesit e pronave të qytetarëve nga SurrelQeveria, besnikët dhe kamikazët e partisë-R në pushtet!

Por data 25 nuk është 1 Prilli rrenave, as i grabitqarëve të pronave, votave, pushtetit,  shpresës, as i parajsës së politikanëve oligark, mashtruesve & sekserëve të pushteteve !

Lutem besoj fortë se referendimi i 25 Prillit të jetë dita e të vërtetave, një datë e bekuar, ku shqiptarët me votë të lirë do të rinisin udhëtimin e Shqipërisë demokratik si gjithë Europa.

Edhe 60ditë, me 25 Prill, Shqipetarët Fitojnë sigurinë, pronat, mirëqënien dhe dinjitetin”, sjkruan Piro Ahmetaj në Facebook.

Ajo që ka ndodhur është se Lulzim Basha në mesnatë kur dorëzoi listën në KQZ nuk ishte emri i Piro Ahmetaj dhe disa emra të tjerë të cilët ishin kërkuar nga drejtuesi politik i qarkut por edhe nga dega e Vlorës apo edhe Sarandës. Kjo për faktin se në një listë në një qark kërkon përfaqësinë jo vetëm të një bashki, por të disa bashkive.

Në qarkun e Vlorës do të përfaqësohet Vlora, Saranda, përfaqësimi gjinor, do të ketë edhe një shpërndarje të emrave në lidhje edhe me përkatësinë fetare për të pasur një listë të plotë dhe sa më përfaqësuese.

Por mesa duket Lulzim Basha nuk i ka parë fare këto kritere, ashtu si në vitin 2017 ku listat u shitën dhe u blenë dhe tashmë është përsëritur edhe në vitin 2021, sepse ajo listë është jopërfaqësuese./CNA.al

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • renato: 10/03/2021 06:07

    mire ja beri piro hametit, ca mutin donte ai n vlore, ai spiuni qe filloj te lepiej bashes. po nuk behesh dote deputet me te lepire. ik o piro pirdhu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?