Si u vendosën 3 mijë muxhahedinë iranianë në Manëz? Nga krijimi në 1960 tek vendosja në Shqipëri, kush është MEK

Rreziku për situata të tilla të rrezikshme në Manëz të Durrësit u paralajmëruan që në vitin 2012 kur Qeveria e atëhershme pranoi ardhjen e anëtarëvë të parë opozitës iraniane në tokën shqiptare.

Grupi i fundit i tyre mbërriti në kampin Ashraf 3 në Manëz të Durrsit në vitin 2016. Shqipëria i mikpriti pas kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi u rrezikohej jeta pasi rrëzimit Sadam Hyssein. Vendosja e tyre në Shqipëri u bë vetëm për qëllime humanitare.

Anëtarët e Organizatës së Muxhahedinëve Popullorë të Iranit konsideroheshin fillimisht një organizatë terroriste nga shumica e vendeve perëndimore, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Bashkimin Evropian dhe vetë SHBA-të deri në vitin 2012. Kjo lëvizje u krijua në fillim të viteve 1960 si lëvizje proteste kundër regjimit të Shahut të Iranit dhe vepron në emigrim.

Nëse sheh perimetrin e bazës së MEK në Shqipëri i ngjajn një kompleksi gjigand me stil ushtarak. Se kush i financon apo pikëpyetjet për aktivitin e tyre brenda në kamp kanë qenë gjithnjë një temë debati. Ndaj MEK ka akuza për hermetizim, për një grup që funksionon si një sekt apo edhe për mos respektim të të drejtave të në vetë radhët e tyre.

Vendosja e muxhahedinëve në Shqipëri daton në vitin 2012, kur qeveria e udhëhequr në astë kohë nga Sali Berisha pranoi kërkesën e qeverisë amerikane për të pritur anëtarët e parë.

Më tej, në 2014-ën, vazhdoi strehimi i qindra muxhahedinëve të tjerë, të cilët kanë mbërritur në vazhdimësi që atëherë në grupe të ndryshme.

MEK ishte ndër nxitësit dhe mbështetësit kryesorë të Revolucionit Iranian të vitit 1979, i cili rrëzoi regjimin e Shahut. Pas revolucionit, në Iran u vendos një sistem teokratik islamik nën udhëheqjen e mullahëve, që hasi kundërshtinë e ashpër të MEK-ut që ishte kundër autokracisë islamike. Si pasojë, regjimi Iranian filloi persekutimin e anëtarëve të organizatës që detyroi drejtuesit e saj dhe mijëra anëtarë të emigronin.

Pas shumë viteve qëndrime në dy kampe të ndryshme në Irak, qeveria amerikane vendosi ta merrte nën patronazh opozitën iraniane, duke u kujdesur për sigurinë e tyre. Kampi i Ashraf3 në Manzë vizitohet shpesh nga zyrtarë apo ish zyrtarë të lartë amerikanë.  

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ça bone: 21/06/2023 08:54

    Mire lloj, lloj horrash e maskarenjsh shqiptare qe levrijne e verdallosen ne kete toke te shumevuajtur, po edhe keto mostra aziatike kemi mangut ne te shkretet skipetare...

    Përgjigju
  • George: 20/06/2023 17:52

    Muxhahedine JASHTE NGA ALBANIA!

    Përgjigju
  • Tata: 20/06/2023 16:04

    E ndjek prej vitesh kete grupim,qekur u arrestua ne france rajavi,por nje gje me ben pershtypje. Ku i kane dhe A KANE BERE femije per 10 vjet ne shqiperi? Ska kemb kalamani. Me duket si sekt me teper,me menyren si jetojne,edhe pse pjesa me e madhe jane ushtarake ata.

    Përgjigju
  • Lexues: 20/06/2023 15:41

    Lideri historik (Sal Belishova) i mori mumuxhute qe t’i bente qejfin aleatit strategjik. Pastaj lideri global (Ed Ramlli) mori edhe ca mumuxhu te tjere qe t’ia bente qejfin aleatit strategjik edhe me shume. Pastaj shkonin te gjithe me rradhe tek mumuxhute per te mbajtur fjalime dhe per te marre dollare. Tani aleati strategjik ka ndryshuar mendim per keta mumuxhute.Meqe aleati strategjik eshte i pagabueshem, edhe lideret nuk kane bere gabim qe i futen. Dopio gjashta si gjithmone i ngelet popullit idiot shqiptar.

    Përgjigju
  • Alb: 20/06/2023 14:27

    Politika servile ne shqipnin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD nuk do të njohë asnjë tender deri në 15 maj! Zotohem që ai projekt s'do të ndodhë kurrë

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD nuk do të njohë asnjë tender deri në 15 maj! Zotohem që ai projekt s'do të ndodhë kurrë