Si u vra ish bankieri në Itali nga vëllezërit shqiptarë të maskuar me maskë COVID! Ishte duke tërhequr para në bankë me gruan, autori hodhi rrobat në pus

ITALI-Një krim i rëndë ka tronditur qytetin e Lecces. Një ish-bankier 69-vjeçar është ekzekutuar pikërisht duke nxjerrë para në një bankomat.  Giovanni Caramuscio, u vra në sy të gruas së tij. Për vrasjen e tij akuzohen dy vëllezër shqiptarë, pasi kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjithë ngjarjen e cila nisi si një grabitje. Vëllezërit kanë qenë të maskuar me maskë antiCovid.

Njëri prej vëllezërve që qëlloi dhe vrau është Paulin Mecaj, 31 vjeçar, i cili është vënë në pranga. Sipas hetuesve, ai qëlloi me një pistoletë Beretta kalibër 9, e njëjta armë që u gjet brenda shtëpisë së Paulin nga policia e njësisë hetimore të komandës provinciale të Leçes. Vëllai tjetër është shpallur në kërkim nga autoritetet. 

Falë një dëshmitari, u verifikua që një nga vrasësit kishte shkuar në një pus pranë bankës me një qese plastike në dorë. Pastaj ai u pa pasi u kthye duarbosh. Dëshmia e çmuar - theksohet - lejoi hetuesit e karabinierëve të gjenin brenda pusit të treguar një çantë me një seri rrobash brenda që doli të ishte, nga krahasimi me imazhet e sistemeve të mbikëqyrjes video, ato të përdorura gjatë grabitje.

Toka në të cilën ndodhet pusi ishte përballë shtëpinë e të dyshuarit. Ishte drejt asaj shtëpie që hetuesit, natën, shkuan dhe gjetën shqiptarin në një gjendje të dukshme ankthi, të zhveshur. I dyshuari u shoqërua në burgun e Leçes, në pritje të masës së arrestit nga gjykatësi hetues. Hetimet vazhdojnë për të identifikuar bashkëpunëtorin.

Foto nga vendi i ngjarjes

1626605901_1626586590GiovanniCaramusciomecaj.jpg

Autori Paulin Meçaj dhe viktima, Giovanni Caramuscio

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:43
2 vëllezër shqiptarë i vranë burrin, flet gruaja e ish-bankierit: Ishte e tmerrshme, e qëlluan para syve të mi

Të tjera detaje janë mësuar nga vrasja e ish-bankierit italian nga 2 vëllezërë shqiptarë në Itali. Gruaja e tij, e cila ka qenë aty në momentin vrasjes, ka folur për “Corriere della Sera”.

"Unë e pashë Giovannin duke u shembur për tokë, vrapova drejt tij, u përpoqa ta ndihmoja të ngrihej. Por ai kishte vdekur. Nuk mund ta besoj", ka thënë ajo.

Mediat italiane shkruajnë, Anna Quarta, gruaja e Giovanni Caramuscio ka thënë se se i kishte kërkuar burrit që tërheqjen ta bënte të nesërmen

“Ndalojmë për një moment, do të bëj një tërheqje.

“E bëjmë nesër, hajde” iu përgjigj ajo, por 69-vjeçari vazhdoi drejt bankomatit.

K.T./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/Pak minuta pas atentatit në Vlorë, momenti kur qytetarët nxjerrin nga makina Kevin Hajrullën

VIDEO/Pak minuta pas atentatit në Vlorë, momenti kur qytetarët nxjerrin nga makina Kevin Hajrullën