Çfarë ka ndodhur?
Një denoncim i mbërritur në gazetë hedh dritë se nga porti i Durrësit po futen në mënyrë ilegale në vendin tonë, që prej disa muajsh kontenierë të shumtë me mish lope.

Ku bazohet denoncimi?
Në fakt, denoncimi është i shoqëruar edhe me një etiketë, e cila është hequr nga kontenierët dhe në të shkruhet qartë “Se ky mish nuk mund të dalë jashtë republikës së Venezuelës”. Mishi që po futet në vendin tonë vjen pikërisht nga Venezuela.

A ëhstë i kontolluar ky mish?
Pikërisht këtu është pikëpyetja më e madhe. Duke qenë se në vendin tonë futet në mënyrë kontrabandë, ai as nuk vjen nga ndonjë thertore e certifikuar nga BE, duke e bërë atë krejtësisht një produkt të pasigurtë.

Kush duhet ta kontrollojë në Durrës?
Është Autoriterti Kombëtar i Ushqimit, ai që duhet ta ndalojë menjëherë në portin e Durrësit, por sipas denoncimit, është vetë AKU që e ka lejuar, në këmbim të rryshfeteve.

Po vetë AKU a është në dijeni?
AKU deklaron se nuk mund të mbajë një qëndrim zyrtar pa e verifikuar më parë situatën.