TIRANE - Mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak , u bë më tre maj. Në këtë mbledhje morën pjesë vetëm këshilltarët e majtë, të cilët bënë shumicën e këshillit, pra 2/3 e tij. Ata  në këtë mbledhje shkarkuan kryetarin Njazi Kosovrasti dhe në vendin e tij emëruan Aldrin Dalipin. Në këtë mbledhje nuk mori pjesë asnjë nga këshilltarët e djathtë. Këtë mbledhje këshilltarët e djathtë e quajtën të pavlefshme.

Ndërsa sipas ligjit “Mbledhja e këshillit komunal ose bashkiak quhet e vlefshme kur në të merr pjesë shumica e të gjithë anëtarëve të këshillit, me përjashtim të rasteve kur kërkohet një shumicë tjetër për marrjen e vendimeve, sipas përcaktimeve në nenin 33 të këtij ligji.”