Na preku të gjithëve historia që deputeti Ben Blushi tregoi dje në Kuvend.
"Ky parlament është bërë totalisht i pashpirtë. Ky është rasti i Viktorit. Dy javë më parë, ditën që miratohej buxheti në këtë parlament, rreth orës 19:00 ikën dritat në gjysmën e Tiranës. Ishte edhe një ndeshje futbolli, derbi i Tiranës. Ky njeri, rreth 80-vjeç u bllokua për të shkuar në shtëpi. Do shkonte në shtëpi në katin e 8, ashensor s'kishte, priti 6 orë në të ftohtë që të vinin dritat dhe të shkonte në shtëpi. Derisa dritat nuk erdhën deri në orën 11-12 e natës, se s'do flinte në lokal, ngjiti tetë kafe dhe shkoi në shtëpi në errësirë. Në mes të natës i bie infarkt nga sforcimi. Shkon në spital dhe rri një javë në gjendje të rëndë. E kthejnë në shtëpi, por kur e kthejnë e kthejnë me një bombol oksigjeni. Një natë e kap prapë kriza e zemrës dhe familjarët e vet i vendosin bombolën e oksigjenit, por 15 minuta pasi i vendosin bombolën e oksigjenit, ikin dritat. I moshuari kishte nevojë për oksigjen, humbi jetën. Ky njeri vdiq. Kush e vrau këtë njeri? I ra infarkt se ikën dritat për 8 orë në mes të Tiranës. Ky nuk jetonte mbrapa Dajtit, por në mes të Tiranës", u shpreh Blushi dje nga foltorja e Kuvendit.

(I moshuari që humbi jetën, Viktor Vokopola)
Të gjithë në redaksi u indinjuam se si një i moshuar kishte humbur jetën në stërmundimin e tij pas mungesës së gjatë të energjisë elektrike në pallat. Dikush duhet të paguante për këtë, ndaj këmbëngulëm të mësonim më shumë.
Pas insistimeve me deputetin për të mësuar vendin dhe identitetin e të moshuarit, Report TV gjeti pallatin ku jetonte i moshuari me emër Viktor Vokopola.
Por me të mbërritur në vendngjarje, që në fillim, konstatuam se rrethanat ishin disi ndryshe nga sa u denoncuan nga politikani Blushi në Parlament.
Sipas fqinjëve dhe burimeve zyrtare nga QSUT, mësojmë pasaktësinë e parë: i moshuari Viktor Vokopola ishte 84 vjeç e jo 75 sa u tha dhe kishte humbur jetën dy javë pas ngjarjes së vërtetë të ngjitjes së shkallëve deri në katin e tetë, ku ashensoi nuk punonte sepse nuk kishte energji elektrike.
84-vjeçari kishte kaluar 5 infarkte ne tre muajt e fundit. Pikërisht Turi Bardhi, administrator i pallatit ku jetonte i moshuari tregon për Report TV se ngjarja e treguar nga Blushi ka ndodhur dy javë para largimit nga jeta e të moshuarit.
‘’I ra parainfarkt. Nuk është se ka vdekur nëpër shkallë. Ka qëndruar disa ditë në spital’’, u shpreh Bardhi.
I pyetur nga Report TV administratori kujton me saktësi ditën kur kanë ikur dritat në këtë zonë. Sipas tij, i moshuari, qëndroi për disa orë ulur te nje kafe poshtë pallatit për shkak të mosfuksioniomit të ashensorit dhe ka pritur nipin e tij për t'u ngjitur në katin e tetë ku jetonte.
Të nesërmen pas ngjitjes së shkallëve, ai pësoi parainfarkt dhe shkoi në spital ku ka qëndruar tri ditë, për t'u kthyer pas kontrolleve e kurimit në shtëpinë e tij.
‘’E çoi nipi i vet në shtëpi dhe pas një jave ai vdiq’’, u shpreh Bardhi.
Një jave qëndrimi në banesë, pas ngjarjes së papëlyqr të shkallëve, më datë 8 dhjetor, i moshuari Viktor Vokopola ka pësuar NJË TJETËR atak kardiak duke ndërruar jetë. Nga QSUT bëhet me dije se vdekja është cilësuar nga shkaqe natyrale, pasi ai kishte kohë që vuante nga zemra dhe sëmundje të tjera, ndërsa vetëm në tre muajt e fundit ka kaluar 5 infrakte.
Përpara vdekjes të gjithë si qytetarë dhe gazetarë kanë për detyrë të kenë respekt, për viktimën dhe familjarët e tij. Por ky respekt është një detyrim që ka të bëjë edhe me politikanët, para se të përdorin në parlament një tragjedi private për spekullime politike, politikanët para se gjithash kanë detyrën të kontrollojnë që historia që tregojnë të jetë e vërtetë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO