Ligji themeltar i shtetit sqaron procedurën për zgjedhjen e qeverisë së re
 
Neni 67: “Presidenti i Republikës e mbledh Kuvendin e porsazgjedhur jo më parë se data e përfundimit të mandatit të Kuvendit paraardhës, por jo më vonë se 10 ditë pas mbarimit të këtij mandati”. Pas mbledhjes së seancës së parë plenare të legjislaturës së re, Presidenti i Republikës, është i detyruar nga ligji themeltar i shtetit të emërojë Kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive, që ka shumicën e vendeve në Kuvend.
 
Neni 97: Kryeministri i emëruar i paraqet për miratim Kuvendit, brenda 10 ditëve, programin politik të Këshillit të Ministrave së bashku me përbërjen e tij. Kabineti qeveritar, emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, brenda 7 ditëve. Ndërkohë që dekreti presidencial shqyrtohet brenda 10 ditëve nga Kuvendi. Sipas nenit 99 të Kushtetutës, para fillimit të detyrës, Kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministrat betohen para Presidentit të Republikës.

Sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, përbërja e qeverisë votohet e plotë dhe jo e ndarë. Pra, si ministrat, ashtu edhe kryeministri, do të votohen në të njëjtën seancë, ku secili duhet të marrë shumicën e votave nga Kuvendi që të miratohen.

Redaksia online 

(sg/shqiptarja.com)