Si votuan deputetët për ‘Mbetjet’
habit qëndrimi i Sali Berishës

REPORT TV ka zbardhur procesverbalin e votimit të dekretit për mbetjet që u votua pro duke e shfuqizuar ligjin e miratuar një vit më parë.
 
Mes dekreteve të shumëdiskutuara ishte edhe ai për ligjin e mbetjeve, që u kthye nga Nishani dhe Kuvendi e votoi pro duke e rrëzuar këtë ligj.
 
54 deputetë votuan pro dekretit të Presidentit duke e rrëzuar ligjin e mbetjeve, nuk kishte asnjë votë kundër, 72 abstenim, ndërsa disa deputetë nuk morën pjesë në votim, edhe pse ishin të pranishëm.
 
Mes deputetëve që nuk morën pjesë në votim për dekretin e Nishanit për rrëzimin e ligjit të mbetjeve ishte edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
 
Berisha ka kundërshtuar fuqishëm ligjin e miratuar nga qeveria ‘Rama 1’ por në momentin e votimit të dekretit nuk ka votuar pro për të rrëzuar.
 
Po ashtu, përpos Berishës, ishin prezent dhe nuk morën pjesë në votim edhe 10 deputetë të tjerë, mes tyre Flamur Noka, Tom Doshi, deputetët e PDIU, Lala dhe Muça.

Procesverbali i votimit per ligjin e mbetjeve
mbetjet



dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Trump paralajmëron sërish Putinin: Nëse s'ka një marrëveshje për Ukrainën së shpejti, do shtoj  tarifat dhe sanksionet mbi gjithçka që shitet nga Rusia në SHBA

Trump paralajmëron sërish Putinin: Nëse s'ka një marrëveshje për Ukrainën së shpejti, do shtoj tarifat dhe sanksionet mbi gjithçka që shitet nga Rusia në SHBA