Si votuan deputetët për Tahirin,
PDIU i bashkoi votat me PS

Si votuan deputetët për Tahirin,<br />PDIU i bashkoi votat me PS<br>
Kuvendi miratoi kërkesën e mazhorancës për hetim në gjendje të lirë, kontrollin personal dhe të banesës të deputetit Saimir Tahiri me 75 vota pro dhe 60 kundër.

Ndërkohë, është rrëzuar kërkesa e opozitës dhe e Prokurorisë për arrestimin e deputetit Tahiri me 75 vota pro dhe 60 kundër.

Në seancë në momentin e votimit për imunitetin e Tahirit, nuk ishin vetë ish-ministri Tahiri, Tom Doshi, Vangjel Tavo, Agron Çela dhe ministri Fatmir Xhafaj.

Nga 75 vota, 72 vota ishin të PS, (ka 74 mandate po mungon Tahiri dhe Xhafaj) edhe tre vota te PDIU  bëjnë 75 votat.

Ndërsa kundër ishte gjithë opozita përveç Tavos, Çelës dhe Doshit, qe munguan.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji