Si zgjidhet presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Sistemi zgjedhor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk u jep të drejtën qytetarëve të përcaktojnë në mënyrë krejtësisht të drejtpërdrejtë kandidatin fitues. Me votën e tyre ata zgjedhin për formimin e "Kolegjit Zgjedhor" i cili përbëhet nga 538 anëtarë.
NJU JORK- Sistemi zgjedhor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk u jep të drejtën qytetarëve të përcaktojnë në mënyrë krejtësisht të drejtpërdrejtë kandidatin fitues. Me votën e tyre ata zgjedhin për formimin e "Kolegjit Zgjedhor" i cili përbëhet nga 538 anëtarë.
Secili nga 50 shtetet përfshirë Uashingtonin ka një numër të caktuar të delegatëve, varësisht nga popullsia. Kalifornia, me popullatën më të madhe i ka 55, ndërsa kryeqyteti i SHBA-së, vetëm 3.
Në fletën e votimit çdo qytetar voton për Presidentin dhe për zv.presidentin. Votat popullore në çdo shtet numërohen dhe kandidati i cili merr më shumë vota rezulton fitues i këtij shteti ndërsa merr automatikisht mbështetjen e përfaqësuesve të shtetit në Kolegjin Zgjedhor.
Kolegji Zgjedhor është ndërtuar në vitin 1787, nga autorët e Kushtetutës, si kompromis ndërmjet avokatëve të votimit të drejtpërdrejtë dhe atyre të cilët donin që Kongresi të zgjedhë kreun e shtetit.
Për të fituar, një kandidati i duhen shumica e votavetë Kolegjit, pra 270. Nëse Kolegji Zgjedhor është i barabartë, Dhoma e Përfaqësuesve ka fuqi për të zgjedhur presidentin e ardhshëm.
Kolegji është parë si një ekuilbër që i jep shteteve të vogla më shumë fuqi në zgjedhjet presidenciale. Kolegji Elektoral është kundërthënës, sepse mund ta shpërblejë me presidencë ndonjë kandidat, i cili në votën kombëtare radhitet i dyti.
Kjo ishte pikërisht ajo që ndodhi në vitin 2000, kur Al Gor fitoi shumicën e votave, por jo edhe shumicën e votave te Kolegjit Elektoral. George Bush u shpall fitues, me 271 vota elektorale kundrejt 266 votave të Al Gorit
Në vitin 1876, kur kandidati republikan, Rutherford B. Hayes u zgjodh president, demokrati Samuel Tilden u bë kandidati i parë presidencial që fitoi më shumë se 50 për qind të votave popullore, por humbi në Kolegjin Zgjedhor.
Në vitin 1824, me katër kandidatë që garonin nga partia Demokratiko-Republikane, asnjë kanddiat nuk fitoi shumicën e Kolegjit Zgjedhor. Si rezultat, Dhoma e Përfaqësuesve, u thirr dhe e zgjodhi John Quincy Adams.
Hera e vetme kur Dhoma e Përfaqësuesve ka thyer votat e barabarta të Kolegjit Zgjedhor ka qenë në vitin 1800 kur numri i njëtë i të zgjedhurve votuan për Thomas Jefferson dhe Aaron Burr-in.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4500
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39