Siberi, rrëzohet avioni, vdesin
 31 pasagjerë

Siberi, rrëzohet avioni, vdesin<br /> 31 pasagjerë
MOSKË – 31 persona kanë mbetur të vdekur pasi avioni me të cilin ata udhëtonin u rrëzua në Siberi, në një zonë të pasur me naftë.
Sipas burimeve qeveritare ruse, avioni model ATR- 72 prodhim franko – italian kishte në bord 39 pasagjerë, dhe 4 pjesëtare ekuipazhi, të cilët ishin nisur nga qyteti Surgut.

“12 persona janë në gjendje kritike, ndërsa 31 kanë vdekur”, thanë burimet qeveritare pasi më herët raportuan për 32 viktima.
Avioni TATR-72 ishte pranë e UTair, një kompani private ruse, e cila zotëron pjesën më të madhe të fluturimeve në rajonet e pasura me energji të Siberisë Perëndimore dhe maleve Urale.

Sipas agjencisë së lajmeve Interfax, shkak i aksidentit mund të kenë qenë problemet teknike, çka ka bërë të pamundur uljen normale të avionit.
Vetë kompania ajrore nuk ka dhënë asnjë arsye për tragjedinë.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri