Siç pritej Messi shënon rekord
pesë herë fitues i 'Topit të Artë'PDF/ Publikohet kush votoi Messin

Siç pritej Messi shënon rekord<br />pesë herë fitues i 'Topit të Artë'PDF/ Publikohet kush votoi Messin
Është sërish Lionel Messi, për herë të pestë, fitues i “Topi të Artë”. Argjentinasi u kurorëzua si futbollisti më i mirë i vitit 2015, pas votimit të gazetarëve, të trajnerëve dhe kapitenëve të ekipeve kombëtare. Në garë për futbollistin më të mirë për vitin që lamë pas ishin Cristiano Ronaldo, Lionel Messi, si dhe braziliani Neymar.

"Është me të vërtetë një moment special për mua të jem sërisht në këtë skenë si fitues i këtij trofeu magjik sic është topi i artë për këtë vit. Është kënaqësi që nga shikues i arritjeve dhe kupave të Ronaldos jam sot këtu. është e pabesueshme që është e 5-ta.
është shumë më shumë se gjithcka që kam ëndërruar unë që kur isha i vogël. falenderoj të gjithë ata që votuan për mua si dhe skuadrën time.dhe së fundmi falenderoj futbollin i cili më bëri të tillë seps4e më mësoi se si të rritem
"-tha Mesi pas marrjes se trofeut

fiton messi

fiton messi
(Fituesi i 'Topit të Artë' Lionel Messi)

Lajmi se Messi ishte fitues për herë të pestë i trofeut të “Topit të Artë” u publikua ditë më parë nga FIFA në faqen zyrtare të saj, por ai qëndrojë vetëm pak minuta dhe më pas u fshi. Gafë e pabesueshme, por që tashmë rezultoi që lajmi të jetë i vërtetë.

Mesi zhvilloi një sezon të shkëlqyer vitin e kaluar me Barcelonën, duke arritur të fitojë 5 trofe nga 6 të mundshëm. Ndërsa me Argjentinën, Messi arriti deri në finalen e Kupës së Amerikës Latine, të humbur më pas ndaj Kilit në finale.

Në ceremoninë e mbajtur në Zyrih u ndanë edhe çmime të tjera, ku Carli Lloyd u shpall futbollistja më e mirë për femra. Goli më i bukur për vitin që lamë pas u zgjodh ai i shënuar nga Wendell Lira.

Carli Lloyd
(Futbollistja më e mirë për femra Carli Lloyd)

Çmimet
Trajneri më i mirë: Luis Enrique, Barcelona. 

Trajnerja më e mirë për femra: Jill Ellis, trajnere e Shteteve të Bashkuara.

FIFA Fair Play: Të gjitha organizatat e futbollit që mbështetën refugjatët.

Ekipi më i mirë për vitin 2015: Manuel Neuer; Thiago Silva, Marcelo, Sergio Ramos, Dani Alves; Andres Iniesta, Luka Modric, Paul Pogba; Lionel Messi, Neymar, Cristiano Ronaldo.

fifa


  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin rrugor ‘Prrenjas-Librazhd’! Makinat përplasen me njëra tjetrën, 1 i plagosur

Aksident në aksin rrugor ‘Prrenjas-Librazhd’! Makinat përplasen me njëra tjetrën, 1 i plagosur