SIDNEI- 1400 viktimat e aksidenteve që kanë ndodhur në rrugët australiane, janë përkujtuar ditën e djeshme në një mënyrë krejt të veçantë. Mijëra këpucë, të llojeve të ndryshme, si këpucë tenisi, këpucë me taka, këpucë burrash dhe fëmijësh kanë mbuluar sheshin kryesor “Brisbane” në Sidnei. Mesazhi ka qenë më se i qartë “bëni kujdes kur i jepni makinës”. Kjo iniciativë u organizua nga Fondacioni i Sigurisë Rrugore të Australisë, dhe është futur në programin e sigurisë rrugore, të premten e çdo viti. Shefi ekzekutiv i fondacionit Russell White tha se “ numri i vdekjeve nga 2011 -2012 në rrugët australiane ka qenë 1301.
"Kjo shifër duhet të ulet dhe ne duhet të përpiqemi për të arritur zero viktima", tha ai në një deklaratë.










